Home / Lajme / Maqedoni / Shpërthime enigmatike afër stacioneve policore

Shpërthime enigmatike afër stacioneve policore

10 dhjetor- Gjithçka që mund të themi është se në periudhën prej orës 20:00 deri 20:30 është denoncuar në policinë e Tetovës dhe Kumanovës se jashtë stacioneve policore, pra nuk bëhet fjalë për oborrin e stacioneve policore, janë dëgjuar shpërthime. Asnjë stacion policor nuk është dëmtuar, nuk ka dëme materiale, as nuk kanë qenë në rrezik. Ende po zhvillohen hetime, por sipas analizave të para më e besueshme është se nuk bëhet fjalë për bomba ose bomba dore”, tha Ivo Kotevski, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Brendëshme.

Dy shpërthime në një hark kohor janë dëgjuar mbrëmë në afërsi të Stacioneve Policore në Tetovë dhe në Kumanovë. Policia konfirmon shpërthimet e mbrëmshme në afërsi të stacioneve policore në Tetovë dhe Kumanovë, por thotë se të dyja kanë qenë jashtë stacioneve ndërsa nuk ka as prova nëse është përdorur bombe ose ndonjë mjet tjetër shpërthyes. Sipas policisë, të dy stacionet policore nuk janë dëmtuar, për shkak të distancës së shpërthimeve. Deri tani, hetimi nuk ka vërtetuar nëse qëllimet e sulmit kanë qenë pikërisht stacionet policore.
“Ende nuk është vërtetuar se kush janë kryerësit, as cilat kanë qenë motivet. Gjithçka që mund të themi është se në periudhën prej orës 20:00 deri 20:30 është denoncuar në policinë e Tetovës dhe Kumanovës se jashtë stacioneve policore, pra nuk bëhet fjalë për oborrin e stacioneve policore, janë dëgjuar shpërthime. Asnjë stacion policor nuk është dëmtuar, nuk ka dëme materiale, as nuk kanë qenë në rrezik. Ende po zhvillohen hetime, por sipas analizave të para më e besueshme është se nuk bëhet fjalë për bomba ose bomba dore”, tha Ivo Kotevski, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Brendëshme.Pas shpërthimeve në polici, stacionet policore janë hetuar nga ekipet kundër-terrorizit, por nuk është evidentuar asgjë që mund të vinte në rrezik objektet policore. Gjatë mbrëmjes është vërejtur prani më e madhe policore rreth objekteve, por edhe nëpër rrugët e qytetit në Tetovë dhe Kumanovë.Televizioni Koha ka arritur në vendngjarje por sikur edhe ekipet tjera televizive nuk janë lejuar që të afrohen deri në stacionet policore gjegjësisht në afërsi të objektit ku ndodhet Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë. Poashtu ende mbetet enigmë se të dy shpërthimet kanë qenë apo jo të koordinuara.Ndryshe, në një interval kohorë prej 20 minutave mbrëmë janë sulmuar dy stacione policore në vend, gjegjësisht stacionet policore në Kumanovë dhe Tetovë. Autoritetet në vendngjarje kanë gjetur gjurmë që mund të ndihmojnë në ndriçimin e rasteve.Dy mjetet shpërthyese, sipas hetimeve të deritanishme, janë bomba dore “kashikarë”.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *