Home / Lajme / Rajon / Sot pritet votimi i qeverisë së re të Kosovës

Sot pritet votimi i qeverisë së re të Kosovës

9 dhjetor-Partia Demokratike e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri në largim Hashim Thaçi dhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, e kanë nënshkruar gjatë ditës së hënë marrëveshjen e koalicionit me qëllim që ti jepet fund krizës politike.

Parlamenti i Kosovës, pritet që gjatë ditës së sotme të votoj për të zgjedhur qeverinë e re, e cila pritet të udhëhiqet nga ish-kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa.
Seanca e kuvendit të Kosovës, pritet të filloj në orën 12.00

Partia Demokratike e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri në largim Hashim Thaçi dhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, e kanë nënshkruar gjatë ditës së hënë marrëveshjen e koalicionit me qëllim që ti jepet fund krizës politike.

Sipas marrëveshjes, Isa Mustafa do të jetë kryeministër ndërsa Hashim Thaçi do të jetë ministër i jashtëm.
Gjatë seancës së djeshme të kuvendit, Isa Mustafa është nominuar për kryeministër.

Pas disa orë diskutimi, me kërkesë të deputetëve të PDK-së dhe LDK-së, votimi për zgjedhjen e qeverisë së re, është shtyrë për sot.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *