Home / Lajme / Maqedoni / Sot protesta e studentëve, përkrahje nga 17 shoqata

Sot protesta e studentëve, përkrahje nga 17 shoqata

26 dhjetor-Organizatat studentore kanë bërë thirrje për dalje masive në këtë protestë, ndërsa kësaj thirrje përveç Plenumit Studentor, si organizuese e protestës, i është bashkëngjitur edhe Unioni i Studentëve Shqiptarë.

Studentët e universiteteve të vendit sot do të protestojnë në Shkup kundër vendimit qeveritar për aplikimin e provimit shtetëror.

Organizatat studentore kanë bërë thirrje për dalje masive në këtë protestë, ndërsa kësaj thirrje përveç Plenumit Studentor, si organizuese e protestës, i është bashkëngjitur edhe Unioni i Studentëve Shqiptarë.

“Të mos lejojmë që ky monolog i Qeverisë të vazhdojë. Studentë, ta kthejmë arsimim në duart tona, ky është momenti ku duhet të shprehim revoltën tonë, jo vetëm kundër reformave joadekuate, por edhe për atë që shteti jonë pa fije turpi na injoron,na përqesh me arrogancë dhe na rrethon…protesta të kaloj si dy të fundit, pa simbole kombëtare dhe fetare”, ka theksuar Plenumi Studentor. Organizatat studentore kanë apeluar që protestuesit të shmangin flamujt dhe simbolet kombëtare dhe fetare, për të mos devijuar qëllimin e protestës.

Protesta është përkrahur edhe nga 17 shoqata qytetare dhe sindikata të ndryshme, të cilat përmes një letre publike kanë apeluar për përkrahje sa më masive të protestës studentore.

Protesta vjen pasi që Qeveria javën e kaluar miratoi vendimin për provimin shtetëror dhe se arsyetoi aplikimin e tij, duke theksuar se me këtë rritet cilësia e arsimit të lartë dhe se nuk bëhet fjalë për ndërhyrje në autonominë e universiteteve. Propozim ligji i miratuar nga Qeveria të hënën do të shtrohet për debat në Parlament.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *