Home / Lajme / Maqedoni / Stema ka shtuar pakënaqësisë tek disa kuadro të BDI-s

Stema ka shtuar pakënaqësisë tek disa kuadro të BDI-s

14 dhjetor-Nga ana tjetër sipas zv/ministrit të mbrojtjes Abren Llabënishtit stema e re duhet të përfshijë ndonjë simbol shqiptar sikurse shqiponja me qëllim që të jetë i pranueshëm për shqiptarët por edhe në mënyrë që t’i përfaqësojë ato.

Në BDI vazhdojnë të ngrihen zërat që kundërshtojnë propozimin për stemën e re. Ndryshe nga ministrat që arsyetuan votimin e tyre ‘pro’ për faktin se bëhej fjalë për draft/versionin e stemës, zv/ministri i mbrojtjes Arbën Llabënishti thekson se stema e re duhet të pasqyrojë karakterin shumë etnik të shtetit.

“Stema si simbol përfaqësues i shtetit, kërkon mes palëve një kompromis korrekt për elementet përbërëse të saj. Në stemë duhet të zënë vendin e duhur simbolet përfaqësuese të shqiptarëve dhe maqedonase, sepse, stema shtetërore detyrimisht duhet të pasqyrojë karakterin multietnik të shtetit”, është shprehur Llabënishti në Facebook.

Nga ana tjetër sipas zv/ministrit të mbrojtjes Abren Llabënishtit stema e re duhet të përfshijë ndonjë simbol shqiptar sikurse shqiponja me qëllim që të jetë i pranueshëm për shqiptarët por edhe në mënyrë që t’i përfaqësojë ato.

“Mendoj se stema do të përfaqësonte edhe shqiptarët, nëse pjesë përbërëse e saj varësisht nga pozicioni në stemë do të ishte një simbol shqiptar (shqiponja e zezë dykrerëshe) ose dy simbole shqiptare ( shqiponja dhe një simbol ilir). Stema duhet të përfaqësojë shtetin multietnik. Marrëdhëniet e mira ndëretnike dhe besimi i ndërsjellë në shtetin multietnik kërkon të kenë të zbatuar mes tyre kulturën e pranimit dhe respektimit të njeri-tjetrit”, shton Llabënishti.

Edhe pse stema me re me simbolin e luanit u arsyetua nga partitë në pushtet VMRO DPMNE dhe BDI se përfaqëson të gjithë qytetarët, historianët shqiptarë hodhën poshtë këto pretendime duke theksuar se luani nuk ka të bëjë asgjë me shqiptarët. Madje historianët nga Shqipëria dhe Kosova në mënyrë kategorike theksuan se luani jo vetëm që nuk përfaqëson shqiptarët por as maqedonasit, pasi ai është karakteristikë e traditës bullgare

Gjithashtu lexo

Arrestohet 51 vjeçari në ‘Tabanoc’, një ndër personat e kërkuar nga INTERPOLI

Më 16.08.2017, rreth orës 20:15 në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, nga ana e policëve është arrestuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *