Home / Lajme / Maqedoni / Stema, ministrat e BDI-së: Mbështetëm draft versionin

Stema, ministrat e BDI-së: Mbështetëm draft versionin

12 dhjetor-“Është votuar pro draft versionit. Ai draft versionit do të shkojë publikisht në debat publik, dhe pas debatit publik mund të ketë ndryshime të asaj steme. Ende nuk është sjellë vendimi përfundimtar qeveritarë”, tha Bekim Neziri, Ministër i Ekonomisë.

Ministrat e BDI-së thonë se në mbledhjen qeveritare të javës së kaluar kanë votuar vetëm draft/versionin e stemës. Pasi të shqyrtohet në debat publik, stema do të kthehet sërish në Qeveri për t’iu nënshtruar një tjetër votimi, para se propozimi të kalojë në Kuvend. Ministrat Bekim Neziri dhe Lirim Shabani thonë se në këtë seancë, kur do të votohet versioni përfundimtarë që i propozohet Kuvendit, do të votojnë sipas instruksioneve të Kryesisë Qendrore të BDI-së.

“Ne presim pas debatit publik edhe njëherë të kthehet kjo çështje në Qeveri, aty do të debatohet, dhe deri atëherë të gjithë strukturat tona partiake do të marrin qëndrim për këtë çështje”, u shpreh Lirim Shabani, Ministër i Pushtetit Lokal.

“Është votuar pro draft versionit. Ai draft versionit do të shkojë publikisht në debat publik, dhe pas debatit publik mund të ketë ndryshime të asaj steme. Ende nuk është sjellë vendimi përfundimtar qeveritarë”, tha Bekim Neziri, Ministër i Ekonomisë.

Deklaratat e ministrave vijnë pasi nënkryetari i Kuvendit nga radhët e BDI-së Rafiz Aliti bëri publike se Kryesia partiake ende nuk ka diskutuar për pamjen e stemës së re, që u votua si draft/version në mbledhjen qeveritare të së premtes.

“Grupi parlamentar do të respektojë vendimet e kryesisë qendrore, vendimet e organeve partiake, ku do të bëhen analiza të thukta në këtë drejtim”, deklaroi Rafiz Aliti, deputet i BDI-së.

Zëdhënësi i Qeverisë Aleksandar Gjeorgiev theksoi sot se debati publik rreth stemës do të fillojë së shpejti.

“Njëzëri në seancë qeveritare u miratua draft/ligji për stemë shtetërore të Maqedonisë, gjithashtu u definua që të realizohet debat publik në bazë të draft/ligjit të miratuar. Debati publik nuk është i kufizuar, pra nuk kemi interval kohorë të definuar strikt se kur do të zhvillohej debati publik”, u shpreh Aleksandar Gjorgiev, zëdhënës i Qeverisë.

Draft/versioni i votuar në seancë qeveritare nxiti reagime të ashpra të historianëve shqiptarë nga Maqedonia dhe rajoni, si dhe qytetarëve shqiptarë në Maqedoni. Reagime pati edhe nga mediat dhe opinioni bullgar, të cilët konsiderojnë se luani është simbol i tyre dhe është kopjuar nga autoritetet maqedonase.alsat

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *