Home / Lajme / Maqedoni / Studentët e mjekësisë vizitë qendër Rea (VIDEO)

Studentët e mjekësisë vizitë qendër Rea (VIDEO)

Tetovë, 18 dhjetor – Student të mjekësisë pran Universitetit shtetërorë të Tetovës sot kanë vizituar qendrën parashkollore Rea në Tetovë.

Student të mjekësisë pran Universitetit shtetërorë të Tetovës sot kanë vizituar qendrën parashkollore Rea në Tetovë.

Qëllimi i kësaj vizite sipas studentes Liridona Murtishi është që të largohet frika nga fëmijët për mjekët, ku dihet se shumica e fëmijëve nuk e lakmojnë edhe aq shumë mjekun, prandaj sot i kemi vizituar për tu treguar se nuk ka asgjë për tu frikuar, transmeton Televizioni Koha.

Gjatë këtij aktiviteti fëmijët morën rolin e mjekut duke i kontrolluar kukullat e tyre, si dhe i kanë diagnostikuar me sëmundje të ndryshme ku në fund u kanë shkruar recetën e barërave. Ata në këtë eksperiencë janë shfaqur shumë të gëzuar dhe aspak të frikuar nga mantelet e bardha por kanë realizuar aktivitetin e tyre në mënyrë të shkëlqyer, ndërsa edhe studentët e mjekësisë janë ndarë nga ky aktivitet shumë të kënaqur. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *