Home / Lajme / Maqedoni / Studentët këmbëngulin në marshin protestue

Studentët këmbëngulin në marshin protestue

9 dhjetor-“Dje kishte seancë, mirëpo për shkak të numrit të madh të pikave, nuk u arrit që të diskutohen pikat e Ministrisë së Arsimit, që kanë të bëjnë me reformat pedagogjike dhe provimin shtetëror. Shpresoj që në seancën e ardhshme të diskutohet kjo çështje dhe të merret vendim përfundim tarë mbi konceptin dhe mbi atë se a do të ketë apo jo provim shtetëror”, deklaroi Abdilaqim Ademi, Ministër i Arsimit

Qeveria nuk ka diskutuar në seancën e mbrëmshme propozimin rreth provimit shtetëror për studentët. Përkundër kësaj, studentët këmbëngulin që marshi protestues duhet të mbahet të mërkurën. Nga plenumi studentor apelojnë për protestë paqësore dhe pa ndikime nacionale, religjioze dhe partiake.

“Bëjmë thirrje për marsh paqësor. Nga secili që do të merr, kërkojmë përgjegjësi, të dalë në mënyrë paqësore dhe pa asnjë element dhune. Gjithashtu apelojmë që të mos ketë asnjë simbol nacional apo partiak, për shkak se qëllimi jonë është jashtë partiak dhe jashtë nacional. Ne mundohemi për reforma të drejta dhe të vërteta në arsimin e lartë, po presim mbështetje edhe nga shkollat e mesme, pasi që kjo masë më së shumti i tangon ata”, deklaroi Ana Knizheviq, Plenumi Studentor.

Marshin protestues që do të mbahet të mërkurën e mbështetën edhe studentët e UEJL-së, ndërsa ata të USHT-së heshtin, pavarësisht se kryetari i ri i Parlamentit Studentor Ardian Billali tha se gjatë ditës do të dalë me qëndrim nëse i mbështesin protestat ose jo.

“Ne do t’i bashkohemi kësaj proteste paqësore sa i përket testimit ekstern në Universitete. Ne aspak nuk dyshojmë ne intencën pozitive dhe qëllimin e mirëfillte të Ministrisë se Arsimit dhe Shkencës që prej Universiteteve të dalin kuadro të specializuara dhe profesionale, mirëpo mënyra se si dëshirohet të arrihet ky qëllim mendojmë qe është joadekuate, joefikase si dhe e papërshtatshme me realitetin e sotshëm”, thonë nga Parlamenti Studentor, UEJL.

Ministri i Arsimit Abdilaqim Ademi tha se vendimi do të merret në mbledhjen e radhës, por pa precizuar se cili do të jetë ai vendim.

“Dje kishte seancë, mirëpo për shkak të numrit të madh të pikave, nuk u arrit që të diskutohen pikat e Ministrisë së Arsimit, që kanë të bëjnë me reformat pedagogjike dhe provimin shtetëror. Shpresoj që në seancën e ardhshme të diskutohet kjo çështje dhe të merret vendim përfundim tarë mbi konceptin dhe mbi atë se a do të ketë apo jo provim shtetëror”, deklaroi Abdilaqim Ademi, Ministër i Arsimit.

Itinerari i protestës së nesërme është parashikuar që të fillojë nga kompleksi i Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, për të marshuar më pas drejtë Kuvendit dhe Qeverisë. Marshi do të fillojë në ora 12:00

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *