Home / Lajme / Maqedoni / Studentët kërcënojnë me protesta dhe bojkot

Studentët kërcënojnë me protesta dhe bojkot

Shkup, 16 dhjetor – Studentët në Maqedoni paralajmërojnë protesta të reja dhe bojkot të mësimit, në rast se Qeveria nuk heq dorë nga provimi shtetëror.

Këto paralajmërime u bën në konferencën e mbajtur sot nga Plenumi studentor, organizata studentore që organizoi dy protesta me radhë kundër propozimit qeveritar për aplikimin e provimit shtetëror, dhe të cilat u përkrahën jo vetëm nga Universiteti i Shkupit, por edhe nga Universiteti i Evropës Juglindore dhe universitetet private në vend.

“Ne jemi të vendosur për të ndërmarrë vendime konkrete në rast se Qeveria nuk heq dorë nga vendimi i saj i paralajmëruar për provim shtetëror, që është kundërkushtetues dhe shkelet autonomia e universitetit, por është edhe kundër sistemit të Bolonjës për formësimin e notës vlerësuese për studentin. Studentët janë të revoltuar nga kjo sjellje injoruese e Qeverisë, e cila të dielën miratoi projekt – ligjin për provimin shtetëror, edhe përkundër protestave masive të të rinjve në vend”, theksoi Hristijan Davidovic nga Plenumi Studentor.

Ai theksoi se ata do t`i drejtohen për përkrahje presidentit të vendit Gjorgje Ivanov.

Qeveria gjatë fundjavës së kaluar miratoi një pako reformash duke paralajmëruar edhe aplikimin e provimit shtetëror, si masë plotësuese për vlerësimin e diturisë së studentëve dhe rritjes së cilësisë së arsimit të lartë.(INA)

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *