Home / Lajme / Maqedoni / Sulmohen me bomba stacionet policore në Tetovë dhe Kumanov

Sulmohen me bomba stacionet policore në Tetovë dhe Kumanov

Tetovë, 09 dhjetor – “Në ora 19:50 ka pasur detonim në afërsi të oborrit të stacionit policor. Ekipet e MPB-së dhe anti-terrorizmit po kryejnë hetim për arsyet e detonimit. Nuk kemi informacion nëse bëhet fjalë për mjet eksploziv po dicka tjetër”, tha Josifovski për Televizionin Koha.

Në një interval kohorë prej një orësh janë sulmuar dy stacione policore në vend. Bëhet fjalë për stacionet policore në Kumanovë dhe Tetovë.
Në Kumanovë jo-zyrtarisht mësojmë se stacioni policorë është sulmuar me bombë kashikara, megjithatë nuk ka informata për viktima në njerëz.
Edhe stacioni policor në Tetovë ka qenë cak i sulmit me bomba. Raportohet se bombat kanë shpërthyer brenda objektit të policisë. Gjithashtu raportohet se nuk ka viktima në njerëz, por se është shkaktuar vetëm dëm material.

Në Tetovë policia dhe organet e krim teknikës kanë dalë në teren dhe po kryejnë hetime. Derisa në Kumanovë është shtuar dukshëm numri i forcave policore.

Në linjë telefonike zëdhënësi i policisë së Tetovës Marjan Josifovski për Televizionin Koha tha se rreth orës 20 ka pasur detonim, por jashtë stacionit policor. Policia ende po heton se çfarë ka shkaktuar detonimin. Josifovski thotë se nuk ka dëme materiale ose në njerëz.

“Në ora 19:50 ka pasur detonim në afërsi të oborrit të stacionit policor. Ekipet e MPB-së dhe anti-terrorizmit po kryejnë hetim për arsyet e detonimit. Nuk kemi informacion nëse bëhet fjalë për mjet eksploziv po dicka tjetër”, tha Josifovski për Televizionin Koha.

Gjithashtu lexo

UNICEF: Investim në sistem efikas për mbrojtje sociale të fëmijëve të varfër

Qeveritë nga rajoni të investojnë në sistem më përkatës të mbrojtjes sociale të fëmijëve, kërkuan …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *