Home / Lajme / Maqedoni / Sulmohet me thikë një taksist afër spitalit të Tetovës

Sulmohet me thikë një taksist afër spitalit të Tetovës

18 dhejtor – Sulm ndaj një taksisti në Tetovë

Njëzet e nëntëvjeçari S.N nga Tetova, dje ka raportuar se rreth orës 20.45 minuta me makinë të kompanisë taksi ku ai ka punuar, ishte i parkuar para klinikës spitalore të Tetovës. Në makinë ka hyrë një 46-vjeçar T.GJ nga Tetova, është ulur në ndenjësen e pasme dhe më pas ka nxjerr një thikë dhe ia kishte vendua atij në anën e djathtë të qafës, njofton SPB-Tetovë

Shoferi taksist arriti të heqë thikën dhe e ka goditur me grushte në kokë dhe personi T.GJ, me të cilin ishte njohur edhe më parë, ka dal nga makina dhe ia ka mbathur, kurse S.N ka shkuar në departamentin e Kirurgjisë, ku ai mori ndihmën mjekësore dhe pastaj ka raportuar rastin.

Më vonë në stacionin policor në Tetovë erdhi T.GJ dukshëm i dehur, ka folur për rastin dhe në konsultim me Prokurorin e Përgjithshëm, atë e kanë mbajtur për procedurë të mëtutjeshme.

Rasti është foto dokumentuar, ndërsa thika iu është konfiskuar për përpunimin e krimit-teknikë.

Policia punon për një sqarim të plotë dhe të gjitha detajet në lidhje me rastin, dhe më pas do të dihen shkaqet e këtij rasti dhe do të merren të gjitha masat e duhura.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *