Home / Lajme / Maqedoni / Tensione në Luboten mes policisë dhe banorëve

Tensione në Luboten mes policisë dhe banorëve

Shkup, 18 dhjetor – Banorët e fshatit Luboten kanë bllokuar hyrjen në fshat për të penguar policët, për të cilët thonë se dëshirojnë të futen nëpër shtëpitë.

Banorët e fshatit Luboten të Shkupit në këto momente janë mbledhur dhe po protestojnë për shkak se policët kanë hyrë dhe po bëjnë kontrolle në shtëpinë e banorit Xh. I. Ky banor i fshatit ishte kapur nga policia derisa po e transortonte një sasi duhani në rrugën Shkup-Tetovë. Kjo ka bërë që më pas policët ta bastisin shtëpinë e tij.

Por ky veprim ka shkaktuar pakënaqësinë e banorëve tjerë, të cilët janë mbledhur në afërsi të shtëpisë ku po bëhet bastisja, ka thënë një banor për portalin Shenja. Siç shprehen ata, kultivimi i duhanit është ekzistenca e vetme e tyre për të cilën punojnë gjatë gjithë verës.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *