Home / Lajme / Maqedoni / Tensione në mbledhjen e BDI-së, Jashari ofron dorëheqjen (VIDEO)

Tensione në mbledhjen e BDI-së, Jashari ofron dorëheqjen (VIDEO)

Tetovë, 14 dhjetor – Derisa BDI vazhdon konsultimet për propozim stemën , ajo sot është future në rend dite të mbledhjes së Qeverisë e cila do të bojkotohet nga Ministri i Drejtësisë Adnan Jashari, i cili nuk do të merr pjesë në mbledhje. Ndryshe pikërisht Ministria e Drejtësisë është ajo që duhet të propozojë në parlament ndryshimet për stemën e re.

Ali Ahmeti nuk ka arritur të bind anëtarët e Kryesisë Qendrore të partisë, përfshirë edhe një pjesë të ministrave dhe deputetëve të tij, se propozimi i Luanit për stemë është zgjidhja më e mirë. Në mbledhjen e kryesisë kanë dominuar zërat kundër këtij propozimi kryesisht nga ana e deputeteve por edhe bashkëpunëtorëve të afërt të kryetarit Ali Ahmeti, njofton Televizioni Koha.

Ministri Adnan Jashari madje ka ofruar dorëheqjen e tii nëse ky propozim kalon. Kundër kanë qenë edhe pjesa dërmuese e deputetëve dhe nënkryetarja Teuta Arifi. Mbledhja sipas informatave është ndërprërë pasi të njëjtën e ka braktisur kryetari Ahmeti. Në mbledhje nuk kanë marrë pjesë Abdihaqim Ademi e Musa Xhaferi, transmeton Televizioni Koha.

Pavarsisht kësaj nga partia e Ahmetit sot zyrtarisht dolën me këtë qëndrim mbi ecurinë e mbledhjes së mbrëmshme të kryesisë së partisë:

“Kryesia qendrore në përbërje të zgjeruar, me përfshirje edhe të deputetëve dhe ministrave, debatoi rreth iniciativës për ndryshimin e stemës së shtetit me ç’rast u konstatua nevoja për ndryshim të stemës aktuale që do të paraqes shkëputje përfundimtare nga e kaluara komuniste dhe nga ndikimi sovjetik në simbolet e shtetit si dhe do të reflektojë orientimin tonë perëndimor në përputhje me përcaktimet tona strategjike për integrim EuroAtlantik. Me këtë rast, u theksua nevoja për konsultim më të gjerë shoqëror me përfshirje të ekspertëve të fushës heraldike dhe historisë”, thuhet në qëndrimin zyrtar të BDI-së, transmeton Televizioni Koha.

Derisa BDI vazhdon konsultimet për propozim stemën , ajo sot është future në rend dite të mbledhjes së Qeverisë e cila do të bojkotohet nga Ministri i Drejtësisë Adnan Jashari, i cili nuk do të merr pjesë në mbledhje. Ndryshe pikërisht Ministria e Drejtësisë është ajo që duhet të propozojë në parlament ndryshimet për stemën e re. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *