Home / Lajme / Maqedoni / Tetova në pritje të zbukurimit

Tetova në pritje të zbukurimit

24 dhjetor-Në këtë fund vit gjegjësisht më datën 29 në pallatin e kulturës është paraparë të mbahet edhe koncerti I vitit të ri me muzikë klasike theksoi Amet Qazimi udhëheqës I sektorit për veprimtari publike, njofton Tv Koha.

Ka filluar rregullimi I qytetit për festat e fund vitit. Edhe pse ky proces është vonuar nga ana e komunës megjithatë qendra e qytetit dhe bulevardet kryesore janë duke u zbukuruar që në natën e ndërrimit të moteve të jetë e zbukuruar dhe ndriçuar me drita, ku komuna ka angazhuar persona përkatës që në disa faza të kryejnë nevojat e nevojshme.

Faza e parë është ndriçimi I qendrës të Tetovës, zbukurimi I bulevardeve kryesore, shpërndarja e pakove të vitit të ri për fëmijët atyre në cerdhe dhe ato me nevoja të vecanta. Është paraparë që për vitin e ri të organizohen programe të shumta artistike ku paradite do të përformojnë këngëtarët e vegjël pjesëmarrës nëpër festivalet për fëmijë, ndërsa në mbrëmje do të ketë koncert.

Në këtë fund vit gjegjësisht më datën 29 në pallatin e kulturës është paraparë të mbahet edhe koncerti I vitit të ri me muzikë klasike theksoi Amet Qazimi udhëheqës I sektorit për veprimtari publike, njofton Tv Koha.

Procesi I rregullimit dhe ndriçimit të qytetit ka filluar para 2 3 javësh ndërsa rregullohet qendra e qytetit si dhe bulevardet nga Universiteti I Evropës Juglindore deri në qendër të Tetovës dhe nga qendra deri të rruga për në Shkup bëri të ditur udhëheqësi I sektorit për veprimtari publike.Tv Koha

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *