Home / Lajme / Maqedoni / Tetova protestoi, kërkon ajër të pastër – Protestuesit ‘varrosin’ Qeverinë (FOTO)

Tetova protestoi, kërkon ajër të pastër – Protestuesit ‘varrosin’ Qeverinë (FOTO)

Tetovë, 13 dhjetor – Të rinjtë protestues në Tetovë sot e kanë “varrosur” Qeverinë në një arkivol të bardhë. Performanca është prezantuar në kuadër të protestës që u zhvillua sot në afërsi të objektit të “Jogohromit”, kundër ndotjes së ajrit nga kjo fabrikë.

Qytetarët e Tetovës sot protestuan para fabrikës së Jugohromit në fshatin Jegunovcë kundër helmimit kolektiv dhe për një ambient më të pastër. Protesta filloi në ora 13:00, njofton Televizioni Koha.

“Sjellja arrogante e pronarëve dhe udhëheqësisë së këtij kombinati përballë kërkesave tona ka bërë që protestën ta organizojmë aty ku ky helmim kolektiv e ka burimin, pra në fshatin Jegunovcë dhe para dyerve të Jugohromit”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Eco Guerilla, e cila është organizatore e protestës së sotme.

Organizata “EkoGuerlla” ka organizuar disa protesta duke synuar që të bëjnë presion ndaj qeveritarëve për ta kthyer prapësht këtë vendim. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *