Home / Lajme / Maqedoni / Tetovari hero në Pozharevc

Tetovari hero në Pozharevc

4 dhjetor-Banorët e këtij qyteti kanë vetëm fjalë të mira për Naserin dhe e respektojnë atë. Sipas tyre, ai ka rrezikuar jetën për të shpëtuar fqinjën e tij. Në shenjë respekti për ndihmën ajo i ka dhënë një dhuratë Naserit, dhe e çmon atë si një njeri të mirë.

Naser Abazi, të cilin mediat serbe e shpallën hero, është një shqiptar, shitës i gështenjave në Pozharevac.Abazi është nga fshati Siniçan-Komuna e Bogovinës dhe u kap fyt per fyti me bandën serbe që ishin të armatosur me boks hekuri dhe thika.Ai i ka shpëtuar jetën pronares së kioskut në qendër të qytetit dhe për të shpëtuar jetën e saj, tetovari i ka rrahur dhe shtrirë për toke anëtarët e bandës sërbe.Radio Televizioni I Sërbisë ka bërë një mini reportazh të shkurtë kushtuar atij, pasi që kohë më parë ai ndihmoi shitësen në një kioskë të cilën kishin tentuar ta plaçkisin. AI thotë se e ka kryer obligimin qytetarë duke ndihmuar shitësen pasi që e njejta ishte plaçkitur nga një bandit 27 vjecarë. Shitësja Jelica Coliç ka tentuar që të pengojë plaçkitjen por ka qenë e pamundur.Shitëses në ndihmë I ka ardhur Naseri dhe të dy bashkë janë përballur me plaçkitësin duke e kapur të njejtin, ndërsa në ndihmë u ka ardhur edhe një polic civil ndërsa më pas I ka ardhur në ndihmë edhe një patrullë policore dhe ka arrestuar 27 vjeçarin plaçkitës.Ai është shqiptarë dhe jeton gjatë kohë në Pozharevcë, ndërsa I gjithë qyteti e njeh atë, kurse tashmë ai është bërë një hero I vërtetë në këtë qytet.Banorët e këtij qyteti kanë vetëm fjalë të mira për Naserin dhe e respektojnë atë. Sipas tyre, ai ka rrezikuar jetën për të shpëtuar fqinjën e tij. Në shenjë respekti për ndihmën ajo i ka dhënë një dhuratë Naserit, dhe e çmon atë si një njeri të mirë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *