Home / Lajme / Maqedoni / Tetovari përfshihet në një aksident në Ohër

Tetovari përfshihet në një aksident në Ohër

28 dhjetor-Zëdhënësi i Policisë në Ohër, Stefan Dimovski deklaroi se deri tek aksidenti ka ardhur kur një makinë e tipit “Shkoda” me targa të Ohrit që po lëvizte nga Kërçova për në Ohër, ka rrëshqitur në rrugë duke kaluar në anën tjetër të rrugës dhe duke u përplasur drejtpërdrejt me një makinë të tipit “Opel Korsa” nga Tetova.

Shtatë të lënduar, mes tyre edhe një fëmijë gjashtë vjeçar është epilogu i një aksidenti fatal që ka ndodhur të shtunën pasdite në Ohër, kur janë përplasur dy makina.

Të gjithë të shtatë të plagosurit janë dërguar në spitalin “Shën Erazmo” në Ohër. Sipas mjekëve të spitalit, dy pacientë të pranuar që janë aksidentuar janë në gjende të rëndë shëndetësore.

Zëdhënësi i Policisë në Ohër, Stefan Dimovski deklaroi se deri tek aksidenti ka ardhur kur një makinë e tipit “Shkoda” me targa të Ohrit që po lëvizte nga Kërçova për në Ohër, ka rrëshqitur në rrugë duke kaluar në anën tjetër të rrugës dhe duke u përplasur drejtpërdrejt me një makinë të tipit “Opel Korsa” nga Tetova.

Policia deri tani nuk ka dhënë hollësi të tjera dhe nuk ka zbardhur identitetin e viktimave të plagosur.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *