Home / Lajme / Maqedoni / Tetovë, burri përplas ish-gruan e tij me veturë

Tetovë, burri përplas ish-gruan e tij me veturë

19 dhjetor-Burri tetovar kishte deklaruar se nuk e kishte vërejtur fare ish gruan e tij, e cila po qëndronte anash veturës dhe me këtë rast duke vozitur shpejt me veturën e tij kishte goditur.

Një burrë 42 vjeçar nga Tetova , kishte shkelur ish gruan e tij me veturë dhe e kishte lënduar në fshatin Raotincë, ka njoftuar policia lokale.

Burri tetovar kishte deklaruar se nuk e kishte vërejtur fare ish gruan e tij, e cila po qëndronte anash veturës dhe me këtë rast duke vozitur shpejt me veturën e tij kishte goditur.

Një kalorëse rasti e cila kishte qenë dëshmitare e rastit kur e kishte parë se çfarë po ndodhte kishte vrapuar dhe kishte tentuar ta ndalte shoferin.

Ai nuk ishte ndalur. Kështu bënë të ditur policia. Gruaja, e cila po ashtu ishte rreth të katërdhjetave, ishte dërguar në spital me lëndime të rënda trupore.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *