Home / Lajme / Maqedoni / Tetovë: Hapet konvikti Sylejmanije (VIDEO)

Tetovë: Hapet konvikti Sylejmanije (VIDEO)

Tetovë, 15 dhjetor – Në Tetovë dje është hapur konvikti “Sylejmanije” i organizatës joqeveritare por kulturë arsim Selimye. Programi i djeshëm filloi me leximin e Kurani kerimit.

Në këtë manifestim ishin të pranishëm edhe nënkryetari i parlamentit Rafiz Haliti, kryetarja e komunës s Tetovës Teuta Arifi, deputeti Behuxhidin Shehabi, muftia i muftinisë së Tetovës, de mysafirë të tjerë, transmeton Televizioni Koha.

Fjalë përshëndetëse pati edhe përfaqësuesi fetarë i ambasadës së Turqisë në Shkup Sejfedin Ersoj, i cili ka folur për rëndësinë e konvikteve.

Konvikti është katër kate, me 2000 metra katrorë ku përfshihen klasa për mësim, dhoma të fjetjes, dhe salla e mysafirëve dhe salla për ushtrime. Kjo qendër arsimore u hap nga Fondacioni “Ilksav” kurse nga ana e Komunës së Tetovës u dhanë lejet e nevojshme për këtë institucion arsimor. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *