Home / Lajme / Maqedoni / Tetovë, rrënohet shtëpia nga reshjet e shiut

Tetovë, rrënohet shtëpia nga reshjet e shiut

9 dhjetor-Banorët e dy shtëpive për fat të mirë kanë shpëtuar gjallë dhe se në pjesën ku ndodhi rrënimi kishin ndodhur vetëm dy veta, por që fatmirësisht kanë arritur që të ikin, duke pësuar lëndime të lehta.

Dy shtëpi në fshatin Siriçinë të Tetovës janë rrënuar si pasojë e reshjeve intensive të shiut. Shembja e shtëpive ka ndodhur për shkak të vjetërsisë dhe dëmtimeve që kishin pësuar gjatë kohë, përfshirë kulmin e shtëpisë dhe një pjesë të mureve anësore.

Dy familje maqedonase me 12 anëtarë, përfshirë një nuse nga Shkodra e martuar kohë më parë kanë ngelur pa kulm mbi kokë. Banorët e dy shtëpive për fat të mirë kanë shpëtuar gjallë dhe se në pjesën ku ndodhi rrënimi kishin ndodhur vetëm dy veta, por që fatmirësisht kanë arritur që të ikin, duke pësuar lëndime të lehta.

Kjo familje ka kërkuar ndihmë nga autoritetet komunale, por edhe nga ministria e punës dhe politikave sociale.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *