Home / Lajme / Maqedoni / Tetovë:Bora me 30 centimetra telashe të mëdha

Tetovë:Bora me 30 centimetra telashe të mëdha

29 dhjetor-Vonesa në procesin e mësimit ka pasur vetëm në orëtë e para ku kanë munguarë nxnënësit e Malisë së Tetovës të cilët për shkak të borës dhe rrugë të papastruar kanë hasur në vështirësi për të ardhur në shkollë, këtë e kanë konfirmuarë edhe disa banorë të Malësisë së Tetovës të fshatrave Veshallë , Brodec Vicë, Sellcë të cilët thanë se nxënësit me vështirësi kanë ardhur në shkollë.

Shumë rrugë të qytetit mbeten me probleme për qytetarët ndonëse autoritetet lokale pohojnë se vazhdimisht punojnë në teren. Gjendja është akoma më e rëndë nëpër rrugët e fshatrave të malësisë së Sharrit. Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, mbrëmë inspektoi punën e ekipeve të pastrimit në terren, ndërkaq në profilin zyrtar në Facebook, Arifi është shprehur se me prioritet do të jenë rrugët rurale dhe bulevardet. Megjithatë pikërisht këto vazhdojnë të jenë problematike për qytetarët, për dallim të një pjese të trotuareve të cilat falë punëtorëve të ndërmarrjes publike, janë pastruar tërësisht.

“Të gjitha rrugët janë të kalueshme normal me vështirësi shkaku se është komunikacion me kushte dimërore dhe siç kemi kërkuar pra komunikacioni të zhvillohet kryesisht me përgatitje dimërore.
Në vendet malore të gjitha rrugët janë të kalueshme të gjithë punëtorët kanë qenë në vendet e punës pra që në i kemi nga vendet malore kanë mbëri në punë.” tha Teuta Arifi kryetare e komunës.

Rreth 90 përqind e nxnënësve të shkollave fillore dhe të mesme sot kan qenë në bankat shkolle dhe të gjithë shkollat janë të pajisura me naftë dhe të ngrohta. Vonesa në procesin e mësimit ka pasur vetëm në orëtë e para ku kanë munguarë nxnënësit e Malisë së Tetovës të cilët për shkak të borës dhe rrugë të papastruar kanë hasur në vështirësi për të ardhur në shkollë, këtë e kanë konfirmuarë edhe disa banorë të Malësisë së Tetovës të fshatrave Veshallë , Brodec Vicë, Sellcë të cilët thanë se nxënësit me vështirësi kanë ardhur në shkollë.

Moti I lig si pasojë e rreshjeve të borës dhe mosintervenimin në mënyrë adekuate nga ana e institucioneve përgjegjëse për pastrimin e tyre, ka bërë që të regjistrohen edhe shumë aksidente të vogla pa lëndime serioze.Aksidenti me më shumë të lënduar është regjistruar në autostradën Tetovë-Shkup, në afërsi të mbikalimit të fshatit Debërcë, kur vetura Mercedes me targa të Gostivarit, e drejtuar nga M.T 33 vjeçar nga Gostivari, ka goditur në veturë që ka qëndrua ne vend “Opel” me targa të Tetovës që e ka drejtuar 54 vjeçari nga Shkupi M.K e cila ka pasur vështirësi gjatë qarkullimit. “Në këtë askident vozitësi I veturës “Opel” ka marrë lëndime trupore është transferuar dhe mbajtur për kurim në Spitalin Klinik të Tetovës. Por në këtë aksident lëndime më të rënda kanë marrë vozitësi I veturës “Ford” me targa të Ohërit, A.N (24) nga Ohëri dhe bashkëudhtarja G.Sh (31) poashtu nga Ohëri të cilët në ndërkohë kishin ndaluar për t`I ndihmuar vozitësit të veturës “Opel”.

Dy banorët e Ohërit në mënyrë urgjente janë transferuar në klinikat e Shkupit pas marrjes së ndihmës së parë në spitalin e Tetovës.Është kryer hetim në vendin e ngjarjes dhe zbardhen detajet rreth këtij aksidente, kurse dëmi I shkaktuar është vlerësuar rreth 60 mijë denarë”, njofton Policia e Tetovës. Ndryshe, aksidentet e pazakonshëm janë përditshmëri në këtë periudhe kur pjesa dërmuese e rrugëve nuk pastrohen si duhet. Ndryshe edhe autostrada Tetovë-Shkup edhe pse është nëj aks rrugor shumë I rëndësishëm megjithatë I njejti nuk është pastruar si duhet dhe krijon vështirësi në lëvizjen e automjeteve.

Kujdes në rrugër malore

Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë rikujton qytetarët për obligimin e detyrueshëm që në kohë hapëisrat para lokaleve të tyre ti pastrojnë, njëkohësishtë dhe për obligimin për pastrimin e borës para shtëpive dhe ndërtesave ku jetojnë.

“Në pajtim me ligjin për pastërti publike dhe ligjit për siguri në komunikacionin rrugor, personat juridik, pronarët e objekteve të cilët nuk do të sigurojnë pastrim kualitativ të borës para objekteve nga hapësirat publike do të përballen me dënime prej 500 deri në 1000 euro dhe 100 euro për personin përgjegjës të objektit. Dënime prej 2000 deri në 3000 mijë euro është paraparë edhe për personat juridik të cilët janë të obliguar për mirëmbajtjen e hapësirave publike dhe largimin e borës si dhe të akullin nga këta këta hapësira”, njofton Policia e Tetovës. Pjesëtarë të policisë të Tetovës çdo ditë do të intensifikojnë kontrollet në këtë drejtim, në rrugë, në trotuare dhe do të ndërmarrin masa ligjore ku do të vërtetohen parregullësi. Deri tek pronarët e automjeteve apelohet që të mos I shfrytëzojnë ato nëse nuk është e domosdoshme, por edhe të mos I parkojnë në vend e pa vend, sepse në këtë mënyrë pengojn pastrimin e tyre. “Qytetarëve u rekomandohet që borën e pastruar të mos e hedhin në rrugë, ndërsa drejtuesit e automjeteve në mënyrë obligative të mbajnë pajisjet dimërore, të përshtatin shpejtësinë me kushtet në rrugë dhe të mos nisen në rrugë nëse makina nuk është në rregull. Kjo para se gjithash ka të bëjë me ata qytetarë të cilët udhëtojnë drejt Mavrovës, Strazhës, apo Kodrë së Diellit”, njofton Policia e Tetovës. Ndryshe, në rrugët e Tetovës gjendja në orët e paraditës ka qenë e vështirë, edhe përkundër njoftimeve se nuk ka bllokadë megjithatë në çdo rrugë vërehen vështirësi sepse bora e cila nuk nuk është pastruar në rregull ka krijuar ngrica.Qytetarët në shumë pjesë të qytetit kanë filluar me pastrimine borës para lokaleve, ndërsa u ngelet autoriteteve përgjegjëse që të bëjnë punën e vet dhe pastrojnë rrugët. Në një mbledhje urgjente të qeverisë është diskutuar që të gjithë automjetet me goma vere të dënohen me nga 2000 euro. Ky vendim vjen si pasojë e mos respektimit nga qytetarët për mbajtjen e pajisjeve dimërore në vetura gjegjësisht gomat e dimrit ku lënë pasoja të ndryshme për shkak të motit të keq dhe parandalimit të fatkeqësive që mund të nodhin.
Urim HASIPI Tv Koha.

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *