Home / Lajme / Maqedoni / Tetovë:Sot festivali i këngëve për fëmijë Bletëzat

Tetovë:Sot festivali i këngëve për fëmijë Bletëzat

4 dhjetor-Kësaj radhe juria profesionale e përbërë nga katër anëtarë do ta ketë vështirë të zgjedh këngën më të mirë sepse të gjithë këngët konkurruese janë të punuara nga autorë eminent.

Festivali më i vjetër i këngës për fëmijë në Maqedoni “Bletëzat” do të mbahet sot në qendrën për kulturë në Tetovë me fillim në orën 18.00. Gjithsej 14 fëmijë nga të gjitha trojet shqiptare me këngë të autorëve të ndryshëm do të garrojnë në këtë festival garues për shpërblime të shumta të cilët i ka sigurar organizatori i këtij festivali Radio Bleta.
Kësaj radhe juria profesionale e përbërë nga katër anëtarë do ta ketë vështirë të zgjedh këngën më të mirë sepse të gjithë këngët konkurruese janë të punuara nga autorë eminent.

Këngët konkurruese do të shoqërohen nga korri i fëmijëve pranë shkollës private Vilson Scool te udhëhequr nga profesoresha Besarta Murtezani.
Biletat për festivalin gjatë ditës së nesërme deri ora 16.00 mund të sigurohen në selinë e Tv Kohës dhe Radio Bletës në qendrën e re tregtare në Tetovë kurse pastaj në sportelet e qendrës për kulturë.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *