Home / Lajme / Maqedoni / Teuta Arifi: Më zgjodhi populli – Nuk kërcënova askënd (VIDEO)

Teuta Arifi: Më zgjodhi populli – Nuk kërcënova askënd (VIDEO)

Tetovë, 01 dhjetor – As nuk kam lobuar e as kërcënuar askënd që të pres fitore në degën e Tetovës. Kështu ka deklaruar nënkryetarja e BDI-së Teuta Arifi duke lënë për të kuptuar se këtë e ka bërë dikush nga kundër kandidatët e saj Hisen Xhemaili që mori më shumë vota se Arifi dhe fituesi Resi Abdurrahmani. Arifi i ka porositur të gjithë që kërkojnë dorëheqjen e saj të urdhërojnë të garojnë në zgjedhjet e ardhshme lokale në vitin 2017.

Zgjedhja e kryetarit të BDI-së në tetovë në kuvendin e djeshëm zgjedhor ku fitues doli Resi Abdurahmani lirisht mund të thuhet që në parim gjatë kohës së votimit ishte një ndër zgjedhjet me demokratike brendapartiake jo vetëm të BDi-së por edhe të partive të tjera politike. Por fushata paraprake në të cilën garronin edhe kryetarja aktuale e komunës së Tetovës Teuta Arifi dhe kryetari i këshillit Hisen Xhemaili ka pasur disa parregullësi në drejtim të lobimit nëpër këshilla vendore e veçanërisht në këshillat vendore më të vogla siç janë ato të Malësisë së Sharrit dhe disa vendbanimeve të tjera. Vetë fakti i lobimit të kujton se brenda në BDI ka grupe të ndryshme interesi të cilët për arsye të ndryshme votuan pro ose kundër njërit prej kandidatëve.

Kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi kandidate për kryetare të degës së Tetovës sot për Televizionin Koha tha se nuk ka lobuar dhe nuk ka kërcënuar askënd për të votuar atë.

“Unë në atë konkurrencë kam hyrë me tërë sinqeritetin pa bërë aspak lobi pa shkuar tek delegatët as ti lus as ti kërcënoj as t`iu ofroj favore që të votojnë për mua. Ai ka qenë një vendim i kuvendarëve dhe atë vendim unë e respektoj. Nuk e përjashtoj mundësinë që për shkak të parimeve shumë strikte që i nxjerri nga kjo bazë e qeverisjes dhe nga ky numër mundë tq ia kem prishur qejfin dikujt prej bashkë partiakëve të mijë mirëpo kryetari i komunës nuk është aty për ti plotësuar dëshirat e ndryshme personale por është për të qeverisur në emër të qytetarëve dhe për të mirën e qytetarëve” tha Teuta Arifi, transmeton Televizionin Koha.

Zonja Teuta Arifi e befasuar nga ky epilog i zgjedhjeve brendapartiake sikur iu dërgon një sinjal të qartë bashkëpartiakëve të saj se fuqia e votës reale është tek ajo, dëshmi janë zgejdhjete kaluara lokale kur për atë votuan 24 mijë votues.

“Kryetarja e komunës së Tetovës udhëheq me komunën e Tetovës në bazë të 24 000 votave që i ka marrë nga qytetarët pa dallim partie apo përkatësie etnike e fetare dhe duke u bazuar në këtë verdikt të qytetarëve unë udhëheq dhe përpiqem atë ta bëj në mënyrën më të drejtë.E sa i përket përballjes me komunën e Tetovës le të urdhërojë kush të dojë që ia mban dhe që mendon që i merr 25 000 vota i pres në fushë të mejdanit se burrat në fushë të mejdanit takohen”, tha Teuta Arifi, transmeton Televizionin Koha.

Të tre kanddiatët për kryetar dege gjatë garrës paraparake kanë pasur përkrahje të funskionarëve të ndryshëm të partisë, të cilët nëpër nëndegë kanë kërkuar votën për favoritin e tyre, disa mbledhje të nëndegëve nuk janë mbajtur në vendbanimet e tyre por janë mbajtur në Reçicë të Vogël, si ajo e Brodecit etj. Resi Abdurahmani kryetarë i ardhshëm i BDI-së në Tetovë edhe pse në fillim nuk kishte gjasa për të fituar megjithatë në zgjedhjet e djeshme fitoi binshëm në raundin parë me 61 vota që sipas burimeve të brendshme të BDI-së konstatohet se në degën e Tetovës ka triumfuar krahu i Hazbi Likës deputet dhe sekretar organizativ. Me këtë krahi ushtarak dërgoi mesazh se ende është i fuqishëm në BDI-së duke deklasuar krahun tjetër të quajtur intelektual. Pritet që të ketë reagime të ndryshme në ditët në vijim pas kësaj, edhe pse në ditëne djeshme pas zgjedhjes së kryetarit të degës atij dy rivalët ia shtrinnë dorën. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *