Home / Lajme / Maqedoni / Teuta Arifi:Ndjekim situatën në terren

Teuta Arifi:Ndjekim situatën në terren

28 dhjetor-.Ekipet punuese me mehanizimin përkatës po punojnë në pastrimin e rrugës kryesore Shipkovicë – Brodec – Veshallë – Bozovcë, kurse sa i përket rrugës deri te Kodra e Diellit, janë kontaktuar autoritetet e “Rrugët e Maqedonisë” që të intervenojnë sa më shpejtë në pastrimin e kësaj rruge e cila është në ingerencat e tyre për sa i përket pastreimit dhe mirëmbajtjes

Duke pasur parasysh rreshjet e mëdha të borës që gjatë ditës së sotme kapluan qytetin e Tetovës dhe rajonin më gjërë komuna e Tetovës, sot duke filluar nga ora 12:00 ka mobilizuar të gjitha ekipet operative për pastrimin e borës në vendet rurale dhe qytet. Deri me tani janë kaluar bulevardet kryesore, rruga Tetovë – Sellcë – Vicë, rruga për në Gjermë, rruga Poroj – Xhepçisht, Reçicë e Madhe dhe e Vogël.Ekipet punuese me mehanizimin përkatës po punojnë në pastrimin e rrugës kryesore Shipkovicë – Brodec – Veshallë – Bozovcë, kurse sa i përket rrugës deri te Kodra e Diellit, janë kontaktuar autoritetet e “Rrugët e Maqedonisë” që të intervenojnë sa më shpejtë në pastrimin e kësaj rruge e cila është në ingerencat e tyre për sa i përket pastreimit dhe mirëmbajtjes.Meqenëse rreshjet e borës do të vazhdojnë me intenzitet deri në mengjesin e ditës së neserme, ekipet operative për pastrimin e borës do të vazhdojnë me pune gjatë gjithë natës me të vetmin qëllim që të mundësohet qarkullimi i lirshëm i qytetarëve dhe nxenësve në ditët në vijim.Me prioritet për pastrim do të jenë rrugët rurale, bulevardet e qytetit, unazat, hyrjet dhe daljet për në qytet, shkollat dhe spitali si dhe qasjet në institucione. Duke marrë parasysh rreshjet e shumta të borës apelojmë deri te qytetarët mos i parkojnë veturat përreth bulevardeve kryesore pasi që kjo pamundëson kalimin e mehanizimit dhe pastrimin e mirëfilltë e rrugëve të qytetit. Gjithashtu lusim që pronarët e bizneseve gjatë pastrimit të trotuareve, borën mos ta hedhin në rrugë por të njëjtën ta grumbullojnë në një vend që më pas e njëjta të mund të mblidhet nga eklipet komunale”, tha kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi në një prononcim për gazetarë në orët e vona të pasditësTë gjithë qytetarët në rast nevojë mund të paraqiten në numrin emergjent 193 – Njësia Teritoriale Kundër Zjarrit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *