Home / Lajme / Maqedoni / Thaç pret prishjen e marrëdhënieve ndëretnike (VIDEO)

Thaç pret prishjen e marrëdhënieve ndëretnike (VIDEO)

Shkup, 30 dhjetor – “Për PDSH-në, ky vit ishte një ndër vitet më të rënda dhe më të vështira. Falë juve dhe aktivistëve të fuqishëm që i kemi kudo, ne jo vetëm që mbijetuam, por u përforcuam. Pres vitin e ardhshëm që kjo parti të forcohet shumë, jo pres por jam i sigurt se do të bëhet partia më e madhe e shqiptarëve”, u shpreh Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së, transmeton Televizioni Koha.

Kreu i PDSH-së Menduh Thaçi pret një vit akoma më të rëndë për shqiptarët e Maqedonisë. Ai parashikon që 2015-a të sjellë thellim të krizës ekonomike, prishjen e marrëdhënieve ndëretnike dhe përkeqësimin e pozitës së shqiptarëve të Maqedonisë në përgjithësi, krahasuar me vitin që po lëmë pas. Thaçi megjithatë sheh një fije shprese, ndërhyrje të faktorit ndërkombëtarë për zgjidhjen e krizës politike, ngjashëm siç veproi në Shqipëri.

“Në gjithë këtë situatë pa shpresë, ekziston një shpresë e vogël se situata mund të përmirësohet, e kjo shpresë e ka emrin bashkësia ndërkombëtare, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, edhe pse nuk shoh asnjë shenjë se ata do të ndërhyjnë në Maqedoni për ta përmirësuar situatën, për shkak se, po bëj një krahasim, po ta marrim Shqipërinë, do të pajtohemi të gjithë se bashkësia ndërkombëtare ndërhyri dhe e zgjodhi krizën politike, ktheu opozitën në Kuvend”, deklaroi Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së, transmeton Televizioni Koha.

Ndryshe nga pesimizmi për shqiptarët në përgjithësi, Thaçi është optimist se partia e tij do të arrijë të bëhet partia më e madhe shqiptare në vend gjatë vitit që po vjen.

“Për PDSH-në, ky vit ishte një ndër vitet më të rënda dhe më të vështira. Falë juve dhe aktivistëve të fuqishëm që i kemi kudo, ne jo vetëm që mbijetuam, por u përforcuam. Pres vitin e ardhshëm që kjo parti të forcohet shumë, jo pres por jam i sigurt se do të bëhet partia më e madhe e shqiptarëve”, u shpreh Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së, transmeton Televizioni Koha.

Thaçi u zotua se do të dijë të drejtojë PDSH-në drejt realizimit të qëllimeve të saj programore dhe realizimin e të drejtave të shqiptarëve të Maqedonisë. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *