Home / Lajme / Rajon / Thaçi dhe Daçiq mund të takohen në Prishtinë “vetëm sipas 1244

Thaçi dhe Daçiq mund të takohen në Prishtinë “vetëm sipas 1244

25 dhjetor-
Ai ka thënë se vizitën nuk po e bën me ftesë të ministrit të jashtëm të Kosovës, Thaçi por do të vijë këtu për të vizituar misionin e OSBE-së, si kryesues i OSBE-së gjatë vitit të ardhshëm.

Gjatë vitit 2015, zyrtarët serbë do të takohen në Prishtinë me përfaqësuesit Qeverisë së Kosovës, por këto nuk do të jenë takime dypalëshe.

Që kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Serbisë të vizitoi Kosovën me ftesë të ministrit të Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi, është e nevojshme që të sigurohet se takimi ka karakter neutral sa i përket statusit të Kosovës, shkruajnë mediat serbe, transmeton Telegrafi.

“Nëse Thaçi dëshiron të jetë mikpritës si zyrtar i një shteti fqinj, atëherë kjo është një ide e gabuar dhe qëllim keqe. Kontaktet e drejtpërdrejta nuk janë të diskutueshme, ato janë të dëshirueshme. Dialogu nuk duhet të zhvillohet vetëm në Bruksel, por ai mund të bartet edhe në Beograd dhe Prishtinë, por vetëm nëse takimi është neutral karshi statusit të Kosovës. Prandaj, këto takime nuk mund të jenë si bisedime zyrtare mes dy shteteve”, tha Milan Drecun, kreu i Komisionit Parlamentar për Kosovën.

Kujtojmë se dje ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq pritet të vijë së shpejti për një vizitë në Kosovë.

Ai ka thënë se vizitën nuk po e bën me ftesë të ministrit të jashtëm të Kosovës, Thaçi por do të vijë këtu për të vizituar misionin e OSBE-së, si kryesues i OSBE-së gjatë vitit të ardhshëm.

Ai ka thënë se nuk do t’i dërgojë asnjë ftesë homologut të tij Thaçi për takimet e OSBE-së në Beograd, pasi që Kosova nuk merr pjesë në punët e kësaj organizate. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Digjet një Audi Q7

Në rrethana ende të pasqaruara është djegur një veturë e tipit “Audi Q7”në qytetin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *