Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi: Maqedonia nuk ka ardhmëri me politikat e Ahmetit dhe Gruevskit

Thaçi: Maqedonia nuk ka ardhmëri me politikat e Ahmetit dhe Gruevskit

28 dhjetor-Sipas tij, ky shtet do të stabilizohet kur të pranohet Platforma e PDSH-së, sepse nuk mundet një popull prej një milion të trajtohet si pakicë ekstreme dhe të trajtohet me as një përqind të buxhetit, të na trajtojnë maqedonasit me përulje dhe nënçmim.

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi në konferencën e RDSH-së në Strugë deklaroi se përkundër sulmeve të përditshme ndaj PDSH-së, kjo parti po bëhet edhe më e fuqishme.

“Po e rrumbullkasojmë këtë vit shumë të vështirë për PDSH-në dhe për shqiptarët. Rinia dëshmoi se potencialet e rinisë janë të fuqishme. U vërtetua se të gjitha mashtrimet e integrimeve, vllaznim-bashkimet, komunitetet, siç na u tha se jemi komunitet, ato nuk pinë ujë. Ne jemi pjesë e kombit shqiptar dhe këtu jetojnë afërsisht një milion shqiptar që kanë kërkesa kolektive dhe e duam hisen tonë. Është e vërtetë se kemi sulme të përditshme për ta eliminuar nga skena politike por ne dalim më të fuqishëm. Sëpata jonë rreh vetëm me një vend, derisa druri të çahet përgjysmë. Ky shtet nuk do të jetë funkcional dhe nuk ka ardhmëri me politikat e Ali Ahmetit e as të Gruevskit”, deklaroi Thaçi.

Sipas tij, ky shtet do të stabilizohet kur të pranohet Platforma e PDSH-së, sepse nuk mundet një popull prej një milion të trajtohet si pakicë ekstreme dhe të trajtohet me as një përqind të buxhetit, të na trajtojnë maqedonasit me përulje dhe nënçmim.

Për sa i përket kërcënimit të Ali Ahmetit se “Ukraina nuk është larg”, Menduh Thaçi e komentoi kështu: “E pamë bashkërisht edhe mashtrimin e ri kur tha ai ‘këtu do të ndodhë Ukraina. Po kush është Janukoviqi? Po kush është ai që erdhi e grabiti me dhunë pushtetin? Kush është ai që me politikën e vet ka me qindra varre dhe thot se ato janë marrëveshje me partnerin e koalicionit. Ato marrëveshje nuk i pranon PDSH-ja. Ne pranojmë marrëveshje për paqe, stabilitet, harmoni dhe anëtarësim në NATO dhe BE”.

Ai theksoi se shqiptarët duhet të mos përkrahin legjitimitetin e BDI të fituar përmes votave të vjedhura dhe frikësimit, por të votojnë platformën e PDSH.

“Ne jemi në garë për ta rifituar legjitimitetin e popullit shqiptar sepse gjithë ato vota që u morën me dhunë, me kërcënim dhe ato rezultate që u nxorrën me trembje dhe frikësim, 900 për BDI-në dhe zero për PDSH-në janë të qarta. Ju them shqiptarëve se vota është hyjnore dhe çështje jete. Të gjithë ata që kanë votuar për BDI-në dhe për z. Ali Ahmeti, të gjithë janë bërë pishman. Duhet të gjithë të angazhohemi e të bashkohemi për ti ndihmuar kësaj Platforme dhe definitivisht ta realizojmë qëllimin tonë”, deklaroi Thaçi.

Ai në fund të fjalës së tij theksoi se që nga tranzicioni po krijohen parti politike për të eliminuar PDSH dhe çështjen shqiptare.

“U bënë gati 23-24 vjet duke na mashtruar me emra të ndryshme të partive: PPD, PRD, MRD, HRD, BDI, të gjithë punojnë e fatkeqësisht nuk e kuptojnë, e të gjithë punojnë për ta eliminuar PDSH-në, në fakt të gjithë punojnë për ta eliminuar çështjen kombëtare. Të gjithë punojnë për ta eliminuar çështjen shqiptare. Ndaj dhe apeli jonë nga kjo konferencë është se vetëm kjo është rruga e drejtë dhe jo të tallen qeveritë e Maqedonisë duke na dhënë një për qind për perspektivën e rinisë, ndërsa ne kërkojmë që nga ai buxhet prej 3 miliardë, kërkojmë mbi 1.3 miliardë ndaj ne punojmë për ta përshpejtuar këtë realizim”, deklaroi kreu i PDSH-së, në fund të fjalimit të tij.Ndryshe, në konferenën e 11 të RDSH-së, kryetar i RDSH-së është rizgjedhur Muamet Rustemi, kryesia e ngushtë dhe anëtarët e kryesisë qendrore nga radhët e RDSH-së.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *