Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi në Strugë, kritikoi politikën antishqiptare dhe antimyslimane të shtetit

Thaçi në Strugë, kritikoi politikën antishqiptare dhe antimyslimane të shtetit

Strugë, 01 dhjetor – Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi tha se për PDSH-në janë të rëndësishme të drejtat kolektive të shqiptarëve dhe jo, siç u shpreh, interesat personale të disa individëve të ulur në karrige

Gjatë një takimi me banorë të fshatit Llabunishtë të Strugës, kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi kritikoi ato që ai i quajti “politika antishqiptare dhe antimyslimane të shtetit”, për ç’gjë bëri thirrje për një bashkim në luftën kundër këtyre.

“PDSH nuk ka asgjë kundër etniteteve të tjera, por kërkon të respektohen etniteti, feja dhe kultura e shqiptarëve”, tha Thaçi.

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi tha se për PDSH-në janë të rëndësishme të drejtat kolektive të shqiptarëve dhe jo, siç u shpreh, interesat personale të disa individëve të ulur në karrige.
“Shqiptarët do të jenë të barabartë në këtë shtet në momentin kur do të kenë qasje të njëjtë në buxhetin e shtetit”, u shpreh kreu i PDSH-së.

Shërbimi për Informim i PDSH-së njofton se takimi me banorët e Llabunishtës është realizuar me kërkesë të këtyre të fundit.

Gjithashtu lexo

Arrestohet 51 vjeçari në ‘Tabanoc’, një ndër personat e kërkuar nga INTERPOLI

Më 16.08.2017, rreth orës 20:15 në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, nga ana e policëve është arrestuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *