Home / Lajme / Rajon / Thaçi: Nesër në OKB, për të prezantuar rezultatet e Kosovës

Thaçi: Nesër në OKB, për të prezantuar rezultatet e Kosovës

3 dhjetor-Ai ka theksuar se “organizimi i suksesshëm i zgjedhjeve dhe finalizimi i formulës gjithëpërfshirëse qeverisëse, përfundimi i suksesshëm i negociatave për MSA-në, raporti pozitiv i progresit për liberalizim të vizave, përfshirja e Kosovës në koalicionin global kundër ISIS-it, si dhe anëtarësimi i Kosovës në Komitetin Olimpik si shtet sovran, janë disa nga aspektet pozitive që janë shënuar muajt e fundit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes rrjetit social Facebook, ka paralajmëruar se nesër (e enjte) do të qëndrojë në New York, për sesionin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku do t’i prezantojë rezultatet e Kosovës për periudhën e kaluar.

Ai ka theksuar se “organizimi i suksesshëm i zgjedhjeve dhe finalizimi i formulës gjithëpërfshirëse qeverisëse, përfundimi i suksesshëm i negociatave për MSA-në, raporti pozitiv i progresit për liberalizim të vizave, përfshirja e Kosovës në koalicionin global kundër ISIS-it, si dhe anëtarësimi i Kosovës në Komitetin Olimpik si shtet sovran, janë disa nga aspektet pozitive që janë shënuar muajt e fundit”.

“Në vigjilje të Qeverisë së re, partnerët ndërkombëtarë të Kosovës pohojnë me krenari se shteti ynë ka ndryshuar shumë për të mirë në katër vitet e fundit, ndërsa implementimi i Marrëveshjes së Brukselit, krijimi i Forcave të Armatosura dhe krijimi i vendeve të reja të punës, mbeten prioritetet për vitin në vijim”, ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *