Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi: Partia politike Besa ka dal për të kriju konfuzion te shqiptarët

Thaçi: Partia politike Besa ka dal për të kriju konfuzion te shqiptarët

17 dhjetor-Atëherë pa hidhnim, pa menduar se dikush dikë e godet, rruga më e mirë është që shqiptarët të bëhen anëtarë të LSDM-së dhe VMRO-së për të drejta qytetare, kur je afër aty shumë lehtë e realizon një të drejtë individuale”, theksoi Menduh Thaçi

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi gjatë takimeve të fundit me qytetarët dhe aktivistët partiak ka komentuar edhe daljen në skenë të partisë politike të quajtur Besa.

Sipas tij, dalja në skenë e këtij subjekti po krijon konfuzion te shqiptarët.

“Kjo është demokraci, ku gjithkush ka të drejtë të formojë parti dhe të konkurroj. ‘Besa’, po pse ky konfuzion duhet të krijohet te shqiptarët ? Fjala Besa, e referati askund nuk përmendet shqiptar, diskutimi askund nuk përmendet shqiptar. Krejt insistimi është me e eliminuar idenë, programin, platformën e PDSH-së, se dmth ata kërkojnë të drejta qytetare! Atëherë pa hidhnim, pa menduar se dikush dikë e godet, rruga më e mirë është që shqiptarët të bëhen anëtarë të LSDM-së dhe VMRO-së për të drejta qytetare, kur je afër aty shumë lehtë e realizon një të drejtë individuale”, theksoi Menduh Thaçi

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *