Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi:PDSH është kategorikisht kundër stemës

Thaçi:PDSH është kategorikisht kundër stemës

12 dhetor-
Thaçi ka folur se PDSH është kategorikisht kundër stemës së propozuar dhe kërkon tërheqjen e saj në mënyrë urgjente, sepse ajo nuk përfaqëson asnjë shqiptarë, përveç atyre të BDI-së, siç ka thënë ai. Nga ana tjetër, ai ka folur edhe për diskriminimin e vazhdueshëm në çdo sferë institucionale dhe shoqërore, problemet e fundit me nxitjen e tensioneve që kanë për qëllim skenare politike të pushtetit dhe tema të tjera.

Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi mbrëmë në Çair bashkë me qytetarët e kësaj komune ka ndarë shqetësimet lidhur me zhvillimet aktuale në vend duke theksuar vazhdimin dhe thellimin e diskriminimit të shqiptarëve si dhe rolin nënshtrues të partisë shqiptare në pushtet.

Thaçi ka folur se PDSH është kategorikisht kundër stemës së propozuar dhe kërkon tërheqjen e saj në mënyrë urgjente, sepse ajo nuk përfaqëson asnjë shqiptarë, përveç atyre të BDI-së, siç ka thënë ai. Nga ana tjetër, ai ka folur edhe për diskriminimin e vazhdueshëm në çdo sferë institucionale dhe shoqërore, problemet e fundit me nxitjen e tensioneve që kanë për qëllim skenare politike të pushtetit dhe tema të tjera.

“Takimi kishe target bashkëbisedimin e lirshëm mes qytetarëve dhe kryetarit dhe e gjitha kaloi nën një atmosferë pozitive. Vlen të shikohen fotografitë dhe të kuptoni se shqiptarët e Çairit mbesin në rrugën e vërtetë dhe të drejtë. Vazhdon beteja dhe shpresa për liri”, njoftuan nga dega e PDSH-së në Çair. (INA)

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *