Home / Lajme / Maqedoni / Theret me thikë 33 vjeçari nga bashkëfshatari (VIDEO)

Theret me thikë 33 vjeçari nga bashkëfshatari (VIDEO)

Tetovë, 01 dhjetor – SPB Tetovë njofton se në repartin hirurgjik të dielën mbrëma është sjellur 33 vjeçari T.H nga fshati Llacë me tre lëndime të shkaktuara nga send i fortë me siguri thikë në shpinë dhe në gjoks, transmeton Televizioni Koha.

Vijojnë incidentet me thika në rajonin e Tetovës. Në një raport të Polisë së Tetovës theksohet se në repartin hirurgjik të dielën mbrëma është sjellur 33 vjeçari T.H nga fshati Llacë me tre lëndime të shkaktuara nga send i fortë me siguri thikë në shpinë dhe në gjoks.

“Sipas rëfimit të tij lëndimet ia ka shkaktuar me thikë bashkëfshatari i tij 20 vjeçar K.B me të cilin më herët kanë pasur një zënkë ndërsa gjatë natës kritike janë takuar sëirsh në një lokal dhe pas zënkës së sërishme dhe rahjes fizike K.B me thikën e tij dhe shpejtësi është larguar nga vendi i ngjarjes. Atij i është dhënë ndihmë e parë dhe është mbajtur për kurim të mëtejshëm, ndërsa në Policinë e Tetovës sot është ftuar në bisedë edhe 20 vjeçari me të cilin është zhvilluar bisedë informative”, njofton Policia e Tetovës, transmeton Televizioni Koha.

SPB-ja e Tetovës ka bërë të ditur se janë marrë të gjitha masat për zbardhjen e këtij rasti por pa dhënë hollësi se cilët ishin motivet e këtij incidenti.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *