Home / Lajme / Maqedoni / Tre përqindishi i ekomonisë shqiptare prezantohet si sukses (VIDEO)

Tre përqindishi i ekomonisë shqiptare prezantohet si sukses (VIDEO)

Shkup, 18 dhjetor – Këto shifra i ka prezantuar madje vetë Ministri i Ekonomisë Bekim Neziri, madje duke i prezantuar edhe si sukses të ekonomisë shqiptare kur nga shifrat shihet qartë se 97 përqind e biznesit në vend e udhëheqin dhe përfitimet i kanë bizneset maqedonase.

Ekonomia dhe biznesi shqiptarë pothuajse janë në gjendje të rëndë. Biznesi shqiptarë pothuajse nuk duket askund në ekonominë vendore. Rreth tre mijë kompani me prefiks shqiptarë, në Maqedoninë Perendimore nga Kumanova e deri në Strugë marrin pjesë me tre përqind në qarkullimin e përgjithshëm në vend. Këto shifra i ka prezantuar madje vetë Ministri i Ekonomisë Bekim Neziri, madje duke i prezantuar edhe si sukses të ekonomisë shqiptare kur nga shifrat shihet qartë se 97 përqind e biznesit në vend e udhëheqin dhe përfitimet i kanë bizneset maqedonase, transmeton Televizioni Koha.

Të gjithë atyre që u gjendën në këtë listë, tha ministri Neziri, u uroj për rezultatet e dëshmuara, sepse viti 2013, edhe pse solli një ngritje nga kriza globale ekonomike, gjithsesi nuk ishte i lehtë për sektorin e biznesit.

‘Unë jam i kënaqur që qarkullimi nga 100 kompanitë më të suksesshme shqiptare në Maqedoni gjatë vitit të kaluar ishte 524 milion euro, me çka ata marrin pjesë me 3% në qarkullimin e përgjithshëm në vend, që është 17 miliardë e 340 milion euro. Ndërkohë numri i të punësuarve në këto kompani është 5600, dhe është dëshmia më e mirë për rritjen dhe zhvillimin e këtyre kompanive, dhe me këtë edhe të vendimeve të drejta që kanë ndërmarrë menaxherët e tyre’, tha Ministri Neziri, transmeton Televizioni Koha.

Kryetari i Odës ekonomike të Maqedonisë Veri-perëndimore, Menderes Kuçi sqaroi se përzgjedhja e më të mirëve është bërë në bazë të të dhënave zyrtare nga Regjistri Qëndror I Republikës së Maqedonisë.

“Të gjithë këta njerëz këtu unë i konsideroj heronj, sepse zhvillimi i biznesit të tyre do të thotë zhvillim i vendit tone, ndërsa vështirësitë me të cilat përballemi gjatë punës tonë, i ndajmë me Ministrin e Ekonomisë, i cili na mundëson partneritet në mes të komunitetit të biznesit dhe institucioneve”, tha Kuçi, transmeton Televizioni Koha.

Gjatë evenimentit u promovua edhe Katalogu TOP 100, në botim të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, që paraqet një përmbledhje të rritjes dhe zhvillimit të kompanive nga sektorë të ndryshëm dhe pozicionimin e tyre në treg.

Top kompania më e suksesshme shqiptare në Maqedoni u shpall Dauti komerc, e dyta Alma M, ndërsa vendin e tretë me pika të barabarta e ndanë kompania Euromedia dhe Euroaktiva. Ministri Neziri ndau çmimin special për kompaninë me rritje më të shpejtë gjatë tre viteve të kaluara, që këtë vit i takoi kompanisë Nabizi, transmeton Televizioni Koha.

Ndërkaq, në përzgjedhjen e sotme është vërejtur se kompanitë tetovare nuk gjenden askund në vendet e para, kurse dominojnë kompanitë ng Shkupi, që do të thotë se biznesi është i foksuar në kryeqytet, madje aq që bëhet fjalë për bizneset e qyteteve të tjera nga Maqedonia Veri-Perendimore. Madje për të arritur sukses në biznes tashmë në opinion nuk është fshehtësi se biznesmenët duhet të kenë njerëz të afërm në Ministrinë e Ekonomisë apo me partinë në pushtet. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Kallëzim penal deri te PSP nga Mehmeti, Llatas dhe Talevska kundër biznesmenit Palevski

Ashtu siç u informua dje nga Telegrafi, biznesmeni Ljupço Palevski është marrë në pyetje informative …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *