Home / Lajme / Maqedoni / Tv Koha sonte me program të larmishëm

Tv Koha sonte me program të larmishëm

31 dhjetor-Me këtë rast, Tv Koha në programin muzikor ju siguroi emra eminent të estradës si Lori, Odeta, Finsik Ristemi, Mahmut Ferati, Nijazi Thaçi, Bajramali Idrizi, Fanushe Ahmetaj,Naim Loku, Gjyle Çollaku,Violetë Kukaj, Rovena Stefa, Violetë Kajtazi dhe shumë të tjerë

Televizioni Koha si zakonisht në natën e ndrrimit të motmoteve ka përgatitur një program të pasur për të gjitha moshat dhe për gjitha teleshikuesit.

Programi fillon në orën 18.00 me këngët nga festivalit për fëmijë Bletëzat 2014, ku sonte do të transmetohet të gjitha 18 këngët e kënduara në këtë festival.

Më pas programi festiv do të vazhdojë me këngë të ndryshme të xhiruara enkas nga Tv Koha në restoran Planet, me ndërhyrje të moderatores Genta Ibishi. Rreth orës 21.00 do të kenë keni rastin për herë të parë të ndiqni programin folklorik kurse më pas vazhdojnë këngët festive të shoqëruara nga skeçet humoristije të grupit Humoristik të Televizionit Koha 3 T.

Përgjegjës artistik i programit të vitit të ri në Tv Koha është Shpetim Ahmeti i cili bashkë me gjithë stafin e Tv Kohës kanë prodhuar një program të cilin sonte dhe ditëve në vijim mund ta ndiqni vetëm në Televizionin Koha.

Me këtë rast, Tv Koha në programin muzikor ju siguroi emra eminent të estradës si Lori, Odeta, Finsik Ristemi, Mahmut Ferati, Nijazi Thaçi, Bajramali Idrizi, Fanushe Ahmetaj,Naim Loku, Gjyle Çollaku,Violetë Kukaj, Rovena Stefa, Violetë Kajtazi dhe shumë të tjerë.

Kështu Muzika, Humori do të ju shoqërojnë juve deri në orët e hershme e mëngjesit ëpr të vazhduar më pas me filmat më të ri artistik që i ka siguruar Tv koha për ju të nderuar shikues.Qëndroni me Tv Kohën.
Urim HASIPI

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *