Home / Lajme / Maqedoni / UÇK e 2001 dyshon në UÇK-në e 2014

UÇK e 2001 dyshon në UÇK-në e 2014

17 dhjetor – Ish ushtarët janë të mendimit se situata e këtillë është rezultat i qeverisjes aktuale. Andaj, thonë ata, është e nevojshme një strukturë e re politike që do të ketë platformë të mirëfilltë për çështjen shqiptare në Maqedoni

Nëpërmjet një komunikate publike Ushtria Çlirimtare Kombëtare ka njoftuar opinionin e brendshëm dhe faktorin ndërkombëtarë për një konflikt të ri, nëse nuk i kushtohet kujdes situatës së mjerë të popullit shqiptarë në Maqedoni.
Ish ushtarët janë të mendimit se situata e këtillë është rezultat i qeverisjes aktuale. Andaj, thonë ata, është e nevojshme një strukturë e re politike që do të ketë platformë të mirëfilltë për çështjen shqiptare në Maqedoni, gjithmonë duke i pasur parasysh mekanizmat demokratike.

Ish deputeti i PDSH-së dhe ish pjesëtari i UCK-së, Ruzhdi Matoshi për “Lajm” ka thënë se edhe përkundër përfaqësimit jo të denjë të shqiptarëve në Maqedoni, shqiptarët me politikë duhet të bëjnë përpjekje për përfaqësim sa më të mirë.

-Zgjidhja e problemeve duhet me u bë me politik. Politika ka instrumente të bollshme që të krijojë një përfaqësim të denjë. Mirëpo, përfaqësuesit shqiptarë janë nën hipoteka. Dhe, një përfaqësim nën hipoteka është e destinuar të dështojë. Komunikatat e fundit të “UCK”-së mund të kenë prejardhje nga politikat qeverisëse, të cilat për ta ruajtur status quo-n, frikësojnë popullatën dhe kështu mbulojnë mos plotësimin e kërkesave thelbësore të qytetarëve, ka thënë për “Lajm” ish deputeti Matoshi.

Edhe Hysni Shaqiri, ish pjesëtar i UCK-së dhe ish deputet, duke theksuar gjendjen e mjerueshme të shqiptarëve në Maqedoni, vlerëson se vetëm me anë te mekanizmave demokratike shqiptarët do të mund ta mposhtin qeverisjen dhe represionin e pushtetit, pjesë e së cilës është edhe BDI.

-Ka pakënaqësi të mëdha, dhe njerëzit pakënaqësitë e tyre i shprehin në mënyra të ndryshme. Duhet të mendohet për zgjidhje të çështjes shqiptarë në Maqedoni me mekanizma demokratike. Ne kemi nevojë për një strukturë të re politike, gjeneratë e re që do të angazhohet në gjitha mënyrat e mundshme, njerëz që kanë kapacitet për organizim të ri dhe platformë të re politike. Platformë e re politike që do të na mbrojë nga represioni i pushtetit, pjesë e të cilës është edhe BDI. Këto duhet të jenë synimet tona, të cilat shpresojë të mos bllokohen nga BDI dhe PDSH, është shprehur për “Lajm” Shaqiri.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *