Home / Lajme / Maqedoni / UEJL nënshkruan Memorandum bashkëpunimi me Universitetin Saarland nga Gjermania

UEJL nënshkruan Memorandum bashkëpunimi me Universitetin Saarland nga Gjermania

16 dhjetor-
Të dy universitet, do të bashkëpunojnë në krijimin e një programi të përbashkët në kuadër të iniciativës së inxhinierisë globale në fushën e sigurimit të cilësisë inxhinierike, duke e zgjeruar bashkëpunimin e tyre edhe me industrinë, në rastin konkret me filialin e kompanisë së mirënjohur në Maqedoni, APAVE SEE

Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë dhe Universiteti i Shkencave të Aplikuara Saarland nga Gjermania, të hënën (15.12.2014), nënshkruan Memorandum bashkëpunimi për krijimin e programeve të përbashkëta studimore me interes të dyanshëm.

Memorandumi u nënshkrua nga rektorët e dy universiteteve, Prof. Dr. Zamir Dika dhe Prof. Dr. Wolrad Rommel.

Të dy universitet, do të bashkëpunojnë në krijimin e një programi të përbashkët në kuadër të iniciativës së inxhinierisë globale në fushën e sigurimit të cilësisë inxhinierike, duke e zgjeruar bashkëpunimin e tyre edhe me industrinë, në rastin konkret me filialin e kompanisë së mirënjohur në Maqedoni, APAVE SEE.

Rektori Dika, me këtë rast vuri në pah se ky bashkëpunim bëhet në kudër të strategjisë së UEJL-së për ndërkombëtarizim, me qëllim të shkëbimit të përvojave ndërkombëtare në menaxhimin e programeve të përbashkëta.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *