Home / Lajme / Maqedoni / Universiteti i Shtetëror i Tetovës shënon sot 20 vjetorin e themelimit (VIDEO)

Universiteti i Shtetëror i Tetovës shënon sot 20 vjetorin e themelimit (VIDEO)

Tetovë, 17 dhjetor – “Më lejoni që të shpall të hapur vitin shkollor akademitë, 1994/95”. Mos i ngacmoni policët, ata kanë urdhër i ka çuar dikush, por le të vij ai që i ka çuar të sheh se, ne duam laps, laps duam të shkruajmë duam nuk duam armë”, deklaroi Fadil Sulejmani. Nismëtar i themelimit të USHT-së.

Universiteti Shtetëror i Tetovës (USHT) sot mbushi plot 20 vite. Themelimit të këtij institucioni të arsimit të lartë në gjuhën shqipe i paraprinë përpjekje të shumta të shqiptarëve për sigurimin e arsimimit universitar në gjuhën amtare kujton kështu, ish nënkryetari i kuvendit të atëhershëm komunal të Tetovës, Liman Kurtishi.

“Në emër të kuvendit komunal janë adresuar shkresa në drejtim të Ministrisë që të përgatitet elaborat për themelimin e Universitetit në gjuhën shqipe. Meqë heshtja i mbuloi edhe disa nga shqiptarët që ishin pjesëmarrës në qeveri, por jo të gjithë sigurisht, qeveria e Maqedonisë me garniturat e tërësishme politike të asaj kohe në heshtje ndejti nuk u përgjigj, dhe ne sollëm vendimin që më katër qershor të mblidhemi në kuvendim komunal të Tetovës dhe të sjellim vendimin për themelim”, tha Liman Kurtishi, pjesë e grupit nismëtar.

Pas përpilimit të aktit, vjen edhe momenti i nënshkrimit. Intelektualët e mbledhur të asaj kohe nën udhëheqjen e profesor Fadil Sulejmanit, kishin vendosur që këtë ta bënin në kuvendin komunal, ose tek zyra e vendit në Reçicë, ndërsa më vonë del si opsion edhe zyra e PPD-së. Por planet e tilla zbulohen nga shërbimi sekret i cili me ndihmën e policisë, pamundëson një gjë të tillë ndërsa nënshkrimi vendoset të bëhet në Reçicë në shtëpinë e një miku të profesor Fadil Sulejmanit.

“Pas bllokimeve që asokohe bëri shërbimi sekret i Maqedonisë në kuvendin komunal të Tetovës dhe zyrat e Partisë për Prosperitet Demokratik, që të mos mbahet mbledhja e nënshkrimit të aktit të themelimit të Universitetit të Tetovës, nëse ju kujtohet, në media aso kohe doli kjo panoramë në prapavijë, pra, ndodhemi pikërisht në shtëpinë e njohur si, shtëpia e haxhi Bariut, ku edhe u bë akti i nënshkrimit të themelimit të Universitetit të Tetovës me disa modifikime të ndryshme që, kjo mos të vërehej nga policia shtetërore për të cilën më së miri do na flet Haxhi Bariu”.

“I thirra këtu tek unë të vijnë. Më 15 apo 16 diku rreth orës 12 të natës u nënshkrua, sepse, kishte tepër punë nënshkrimi sepse lokaliteti i prishi rregullat e punëve të caktuara. Neve na përcollën tre net por nuk ua merrte mendja se ndodh diçka sepse nuk ishim të arsimit neve. Zonja ime dhe vajzat se i kisha pa martuar, kishin venduar një sofrabez lartë dhe kishin venduar këmisha çorape, peshqir ti nxjerrin jashtë tua vënë veturave të delegatëve ti ngjaj se japim boçe bëjmë diçka njëfarë ceremonie”, u shpreh Bari Ganiu, pronar i shtëpisë ku u nënshkrua akti.

Në mesin e atyre që nënshkruan aktin e themelimit të Universitetit të Tetovës është edhe Myqereme Rusi, e cila me lot në sy kujton atë natë.

“Me leximin e aktit të themelimit nga profesor Fadil Sulejmani, filluam të nënshkruajmë të gjithë të japim nënshkrimet tona. Ditën e nesërme nuk u morëm vesh dot që të vijnë në zyrat e Lidhjes së Gruas për ta nënshkruar në vazhdimësi aktin e themelimit, atëherë vendosëm ne të shkojmë te ata (partitë politike), shkuam te zyrat e PPD-së, atje na priti kryetari i asaj kohe zotëri Abdurahman haliti, dhe profesori u përshëndet dhe direkt filloi ta lexojë aktin e themelimit dhe e la mbi tavolinë vazhdimësinë e listës për nënshkrim, kryetar i Haliti e nënshkroi i pari dhe vazhduan ministrat deputetët dhe u kry”, deklaroi Myqereme Rusi, nënshkruese e aktit të themelimit të UT-së.

Një ditë më vonë, pishtari i kësaj nisme profesor Fadil Sulejmani, shpalli të hapur vitin akademik 1994/95, dhe asokohe, kërkoi nga popullata e mbledhur që të ruaj gjakftohtësinë.

“Më lejoni që të shpall të hapur vitin shkollor akademitë, 1994/95”. Mos i ngacmoni policët, ata kanë urdhër i ka çuar dikush, por le të vij ai që i ka çuar të sheh se, ne duam laps, laps duam të shkruajmë duam nuk duam armë”, deklaroi Fadil Sulejmani. Nismëtar i themelimit të USHT-së.

Pas kësaj deklarate, filluan edhe ligjëratat e para, më 17 dhjetor të vitit 1994, fillimisht me fakultetin juridik, ndërsa profesori i parë hodhi hapin për të mbajt ligjëratat, ishte profesor Musli Halimi.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *