Home / Lajme / Maqedoni / Ushqimi, jo i sigurtë për muslimanët!

Ushqimi, jo i sigurtë për muslimanët!

22 dhjetor-Popullata Islame në mbarë botën në sektorin më të rëndësishëm dhe më të ndieshëm të jetës – ushqimin nuk kanë siguri dhe nuk mund të ushqehen shëndetshëm. Kjo dukuri paraqitet sepse ushqimet sot në mbarë botën përmbajnë produkte të ndryshme që janë të dëmshme edhe për shendetin e njeriut, por edhe nuk përputhen me rregullat Islame.

Agjencioni për Hallall Standard në Maqedoni, që funksionon në kuadër të BFI së Maqedonisë, në bashkëpunim me Agjencionin për Hallal Standarditin “Gimdes” nga Turqia dhe WHC ( World Halal Council) në Shkup, mbajtën trajnimim dy ditor për edukimin e kuadrove të reja që do të merren me kontrollën e firmave që kanë marrë çertifikanë Hallall por njëkohësisht do të merren edhe me edukimin dhe rritjen e vetëdijes tek popullata për nevojën e ushqimit sipas Hallall Standardit. Gjatë hapjes solemne të trajnimit dyditorë ishte I pranishëm edhe Reis ulema Sulejman Ef.Rexhepi, I cili theksoi se Agjencioni Hallall Standar në RM ec me hapa të fuqishëm dhe luan një rol esencial në Maqedoni, gjë të cilën e dëshmon dhe interesimi i madh ishumë kompanive që duan të bëhen pjesë e këtij agjencioni.
“Agjencioni Hallall Standar në RM ec me hapa të fuqishëm dhe luan një rol fundamendal dhe sepse deri më tani ka arritur të çertifikon shumë kompani që dëshirojnë prodhimet e tyre t’iplasojnë në tregun e brendshëm dhe të jashtëm. Allahu xh.sh thotë ‘Ju e keni hallall të konsumoni të gjithë ushqimet që janë hallall’”, tha ndër të tjera Reis ul Sulejman ef.Rexhepi.Kryetari i World Halal Council njëkohësisht edhe kryetar i Agjencionit Hallall “Gimdes” nga Turqia, Dr. Hüseyin Kami Büyüközer , potencoi se popullata Islame në mbarë botën në sektorin më të rëndësishëm dhe më të ndieshëm të jetës – ushqimin, nuk kanë siguri dhe nuk mund të ushqehen shëndetshëm.“Popullata Islame në mbarë botën në sektorin më të rëndësishëm dhe më të ndieshëm të jetës – ushqimin nuk kanë siguri dhe nuk mund të ushqehen shëndetshëm. Kjo dukuri paraqitet sepse ushqimet sot në mbarë botën përmbajnë produkte të ndryshme që janë të dëmshme edhe për shendetin e njeriut, por edhe nuk përputhen me rregullat Islame. Ka ardhur koha që gjithë muslimanët e botës të përpiqemi dhe t’a zgjedhim këtë çështje bashkë me shoqatat që të japin çertifikatat Hallall”, theksoi dr.Husein Gynesh.Për drejtorin e Hallall Standardit, Abas Islami, ky bashëkpunim që ndërton përvoja të reja dhe kapacitetet të larta dëshmon se e ardhmja i takon Hallallit, dhe se me këto aktivitete i dalim zot të ardhmes së Islamit, shoqërisë dhe fesë Islame.Përmes çertifikimeve të kompanive me çertifikatën Hallal Standard stimulohet edhe zhvillimi I ekonomisë në vend e më gjërë.Në fund të trajnimit dy ditor u ndanë çertifikata për 20 persona si profesorë univeristetesh, ekspertë të fushave të ndryshme, teolog, që do të lobojnë për zbatimin e Hallall Standardit në Maqedoni.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *