Home / Lajme / Maqedoni / USHT-ja i tha JO provimit shtetëror (VIDEO)

USHT-ja i tha JO provimit shtetëror (VIDEO)

Tetovë, 19 dhjetor – Reagimeve të ashpra të profesorëve, Ministri Ademi iu përgjigj me kërkesën për të dhënë propozim/ndryshime, sa kohë që ligji është në fazën e përpilimit dhe ka mundësi ndërhyrjesh.

Profesorët dhe studentët e USHT-së i thanë sot “jo” provimit ekstern dhe ndryshimeve të tjera të ligjit për arsim, i cili sipas tyre jo vetëm që cenon autonominë e universiteteve por ul edhe kredibilitetin e profesorëve. Ky reagim i profesorëve dhe studentëve të USHT-së vjen vetëm disa ditë pas dërgesës së mendimit ku USHT-ja, paraprakisht i përkrahte ndryshimet e ligjit në fjalë.

“Psikologjia e ligjit, ana historike, anashkalim, pakujdesi, dhe vjedhje e historisë, sepse nuk është askund historia e UT-së e debatuar këtu. Po ashtu vullneti i qytetarëve, diskriminim kufizim dhe përfundim përdhunim i të drejtave të shqiptarëve prandaj ne dhe shumë të tjerë, jo vetëm këtij ligji por edhe shumë ligjeve të tjera zoti Ministër, u themi STOP”, u shpreh Bashkim Selmani, Profesor.

“Ju kërkoni prej universiteteve kritere akademike shkencore, sepse më shumë na dhemb institucioni jonë, dhe cilësi të mësimdhënies dhe cilësi të njohurive të dijes së studentëve dhe njohuri të mjaftueshme profesionale të atyre, por në anën tjetër, sa keni bë ju si Ministri dhe si Qeveri sa i keni ndihmuar këtij institucioni që vërtetë kërkoni kushte dhe kritere që i kërkoni sot dhe që i keni propozuar në arsimin e lartë”, u shpreh Mersim Maksuti dekan i Fakultetit Juridik.

Reagimeve të ashpra të profesorëve, Ministri Ademi iu përgjigj me kërkesën për të dhënë propozim/ndryshime, sa kohë që ligji është në fazën e përpilimit dhe ka mundësi ndërhyrjesh.

“Unë sërish do e them; ne sot nuk duhet të udhëhiqemi nga ajo a jemi apo nuk jemi të diskriminuar, do diskriminohemi apo do e ndërpresim atë. Pres propozim konkret nëse propozimi ynë, që 5 universitetet më të mira do organizojnë ciklin e tretë nuk është i mirë, cili është i mirë ta dëgjoj konkretisht. Ku shkelet autonomia e universiteteve me provimin shtetëror nuk u pyeta, nuk dëgjova, çka nënkupton autonomia dhe a cenohet autonomia me këtë provim apo nuk cenohet, cenohet liria e studentëve, prandaj them më konkret”, tha Abdilaqim Ademi, Ministër i Arsimit.

Reagimit nuk iu munguan edhe studentët, të cilët kërkonin që provimi ekstern jo të modifikohet, por të hiqet krejtësisht.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *