Home / Lajme / Maqedoni / USHT:Studentët anketë për testimin

USHT:Studentët anketë për testimin

10 dhjetor-Në përmbyllje të kësaj konference, më lejoni të theksoj se PS-USHT, si organ i pavarur studentor, angazhohet që të drejtat e studentëve të mos cënohen në asnjë moment, aq më tepër kur këtë na e mundëson ligji për arsimi të lartë në vend, përkatësisht autonomia e universiteteve”, deklaroi Bilalli.

Kryetari i Parlamentit Studentor Ardian Bilalli, ka mbajtur një pres konferencë me gazetarë lidhur me protestat e studentëve të universiteteve të tjera, për të kundërshtuar paralajmërimet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, përkatësisht ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për mbajtjen e provimit ekstern në universitetet e vendit. “Duke marrë parasysh se paralajmërimet e lartpërmendura do të prekin drejtpërdrejtë edhe studentët e të gjitha fakulteteve të Universitetit tonë, si dhe të vetëdijshëm se kjo çështje duhet të trajtohet në mënyrë institucionale, me gjithëpërfshirje të studentëve dhe profesorëve, Parlamenti Studentor i USHT-së, në përputhje me Statutin dhe Rregulloren e punës, në bashkëpunim me Zyrën e Arsimit, ka përgatitur dhe publikuar në Ueb-faqen zyrtare të Universitetit anketën për ta kuptuar opinionin e studentëve dhe mësimdhënësve, lidhur me testimin ekstern.Në kuadër të kësaj ankete, ne kemi përfshirë faktorë dhe elementë të ndryshëm, të cilët bëjnë të mundur nxjerrjen e një analize mësimore dhe shkencore nëse duhet të implementohet ose jo testimi ekstern në institucionet e arsimit sipëror në Republikën e Maqedonisë”, tha Bilalli. Sipas tij, procesi i anketimit vijon edhe më tej, ndaj dhe unë në emër të Parlamentit Studentor të USHT-së, përmes kësaj konference për shtyp, u bëj thirrje të gjithë studentëve, si në selinë qendrore të Universitetit në Tetovë, po ashtu edhe gjithë kolegëve tanë që studiojnë në studimet e disperzuara, të marrin pjesë në anketën dhe të japin mendimin tyre pro ose kundër realizimit të testimit ekstern.“Me përfundimin e afatit të anketimit, ne do t’i publikojmë rezultatet e këtij studimi dhe qëndrimin e përgjithshëm të studentëve tanë do ta konsiderojmë qëndrim zyrtar të Parlamentit Studentor të USHT-së.Në përmbyllje të kësaj konference, më lejoni të theksoj se PS-USHT, si organ i pavarur studentor, angazhohet që të drejtat e studentëve të mos cënohen në asnjë moment, aq më tepër kur këtë na e mundëson ligji për arsimi të lartë në vend, përkatësisht autonomia e universiteteve”, deklaroi Bilalli.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *