Home / Lajme / Maqedoni / Vajgëll dhe Hovit për vizitë në Maqedoni

Vajgëll dhe Hovit për vizitë në Maqedoni

4 dhjetor-Kryeministri dha edhe vlerësim pozitiv për mbështetjen të cilën PE vazhdimisht ia mundëson Republikës së Maqedonisë në procesin e avancimit të gjendjeve dhe përmbushjen e standardeve evropiane. Dy bashkëbiseduesit folën edhe për planin qeveritar të aksionit për reformat e ardhshme, që është përgatitur në pajtim me rekomandimet e Komisionit evropian.

Deputeti në Parlamentin evropian dhe ish-raportues për Maqedoninë, Riçard Hovit sot në BE-Info Qendrën në Shkup do të mbajë ligjëratë.

Siç informojnë nga BE-Info Qendra, në ligjëratën e eurodeputetit britanik do të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve qeveritare, të shoqërisë civile, si dhe nga ambasadat e anëtareve të BE-së.

Pas ligjëratës, Hovit do të mbajë konferencë të përbashkët për shtyp me Ivo Vajgëll, i cili është raportues i ri për Maqedoninë në Parlamentin evropian.
Riçard Hovit dje u takua me kryeministrin Nikolla Gruevski, me të cilin. siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, e vlerësuan pozitivisht bashkëpunimin e deritanishëm, duke shprehur angazhime për vazhdimin e komunikimit në tema të interesit të përbashkët.

Kryeministri Gruevski i shprehi falënderim eurodeputetit Hovit, për angazhimin e tij të deritanishëm dhe kontributin në zbatimin e reformave dhe përparimin e Republikës së Maqedonisë drejt BE-së.

Kryeministri dha edhe vlerësim pozitiv për mbështetjen të cilën PE vazhdimisht ia mundëson Republikës së Maqedonisë në procesin e avancimit të gjendjeve dhe përmbushjen e standardeve evropiane. Dy bashkëbiseduesit folën edhe për planin qeveritar të aksionit për reformat e ardhshme, që është përgatitur në pajtim me rekomandimet e Komisionit evropian.

Hovit theksoi se edhe në periudhën në vijim, si edhe deri më tani, në kuadër të angazhimeve të veta do të vazhdojë ta mbështesë Maqedoninë në procesin e arritjeve të standardeve evropiane dhe euro-atlantike.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *