Home / Lajme / Maqedoni / Vesel Memedi zgjidhet kryetar i RDK-së (VIDEO)

Vesel Memedi zgjidhet kryetar i RDK-së (VIDEO)

Gostivar, 15 dhjetor – Rilindja Demokratike Kombëtare zgjodhi Kryesinë e re partiake në Kuvendin Qëndrorë të partisë që u mbajtë në Gostivar. Kryetar i RDK-së u zgjodh Vesel Memedi, njofoton Televizioni Koha.

Në këtë Kuvend Qëndror të partisë morrën pjesë shumica dërmuese e antarëve të Kuvendit dhe me aklamacion zgjodhi Kryesinë e re partiake me mandat deri në Kongresin e rregullt të radhës të partisë. Në këtë Kuvend Qëndror me aklamacion u zgjodh edhe Kryesia e ngushtë e partisë, ku si Kryetar partie u zgjodh profesori universitar Vesel Memedi, për Sekretar gjeneral u zgjodh Zenun Ismaili, ndërsa për Nënkryetar partie u zgjodh Hamdi Saiti, raporton Televizioni Koha.

Zgjedhja e Kryesisë së re si dhe Kryesisë së ngushtë të partisë erdhi pas dorëheqjes së parevokueshme të Kryesisë partiake paraprake, por që të gjith vazhdojnë të jenë pjesë përbërse e Kryesisë së re përshkak se misioni i Rilindjes Demokratike Kombëtare do të mund të eci përpara vetëm duke qenë së bashku të gjith themeluesit e kësaj familje të vullnetit të mirë, Rilindja Demokratike Kombëtare.

Nominimin e Vesel Memedit për Kryetar te RDK-se e arsyetoi Rufi Osmani kryetari i deritashem i RDK-së i cili ndermjet tjerash theksoi:

“Vesel Memedi është një nga themeluesit e Rilindjes Demokratike Kombëtare, personi që pagëzoi këtë vullnet politik të rilindasve shqiptarë të kohës tonë me tri shkronjat e arta (RDK). Vesel Memedi ka dhënë një kontribut të madh për ngritjen e Rilindjes Demokratike Kombëtare si këshilltar i dy mandateve në Këshillin e Komunës së Gostivarit dhe si udhëheqës i shtabit qendror të RDK-së ne disa cikle zgjedhore. Ne kohëra të veshtira duhen udhëheqës ambicioz, të perkushtuar, sypatrembur dhe mendjendritur për ti çuar përpara proceset politike dhe kombëtare. Një personalitet i tillë ësht kryetari i ri i RDK-së Vesel Memedi i cili së bashku me Zenun Ismailin dhe Hamdi Saitin do jen udheheqesit e ri në një kohë me plot sfida të cilat unë jam i bindur se do i menaxhojn me sukses duke patur përkrahjen e plotë të anëtarsisë së RDK-së,” perfundoi ish kryetari Rufi Osmani, transmeton Televizioni Koha.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *