Home / Lajme / Maqedoni / Vetëvaret 65 vjeçari nga Gostivari (VIDEO)

Vetëvaret 65 vjeçari nga Gostivari (VIDEO)

Gostivar, 30 dhjetor – Pas lajmërimit të rastit, me pjesëmarrje edhe të prokurorit publik dhe mjekut, një ekip i Stacionit Policor të Gostivarit ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes. Është konstatuar se trupin e të ndjerit nuk janë vërejtur shenja të dhunës.

Gostivar, 30 dhjetor – Ka shkuar në tre numri i rasteve të vetëvrasjeve të ndodhura brenda një jave në rajonin e Pollogut. Një 65 vjeçar nga Gostivari, i ka dhënë fund jetës së tij duke u vetëvarur. Rastin në Policia e ka lajmëruar fqinji i tij, ndërsa vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku nga ndihma e shpejtë e Shtëpisë së shëndetit në Gostivar. Nga Policia e Gostivarit njoftuan se rasti kishte ndodhur në intervalin kohor prej ora 9 e 30 deri ora 10 e 30 të ditës së hënë dhe se bëhet fjalë për 65 vjeçarin me inicialet A.S. Pas lajmërimit të rastit, me pjesëmarrje edhe të prokurorit publik dhe mjekut, një ekip i Stacionit Policor të Gostivarit ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes. Është konstatuar se trupin e të ndjerit nuk janë vërejtur shenja të dhunës. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i është dorëzuar familjes së tij për varrim.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *