Home / Lajme / Rajon / Vetëvendosje, “vendos kufi” në portën e Qeverisë (Foto)

Vetëvendosje, “vendos kufi” në portën e Qeverisë (Foto)

Prishtinë, 18 dhjetor – “Ky është kufiri që duhet kaluar, jo ai tek lumi Tisa në Hungari”, përmes së cilës ju bëjnë thirrje qytetarëve të vendit të mos ikin nga Kosova, por të gjejnë mënyra të tjera për ta luftuar të keqen, që sipas tyre, pushtetarët po ia bëjnë këtij vendi.

Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur një pankartë në portën e Qeverisë së Kosovës me mbishkrimin “Ky është kufiri që duhet kaluar, jo ai tek lumi Tisa në Hungari”, përmes së cilës ju bëjnë thirrje qytetarëve të vendit të mos ikin nga Kosova, por të gjejnë mënyra të tjera për ta luftuar të keqen, që sipas tyre, pushtetarët po ia bëjnë këtij vendi.

Frashër Krasniqi nga kjo Lëvizje, tha, se qytetarët duhet të protestojnë çdo ditë, në mënyrë masive dhe të gjejnë mënyra të tjera e jo të ikin nga vendi, duke ua plotësuar kështu dëshirën atyre që po udhëheqin institucionet e vendit. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *