Home / Lajme / Maqedoni / Vetëvritet 72 vjeçari nga Tetova, hidhet nga banesa e katit të dytë

Vetëvritet 72 vjeçari nga Tetova, hidhet nga banesa e katit të dytë

25 dhjetor-Sipas policisë së Tetovës, 72 vjeçari ka bërë vetëvrasje duke u hedhur nga kati i dytë i banesës ku jetonte.
Në trupin e 72 vjeçarit sipas mjekut ligjor dhe prokurorit publik nuk ka pasur shenja dhune.

Është regjistruar vetëvrasja e radhës në Tetovë. Ngjarja ka ndodhur në orën katër të mëngjesit të ditës së enjte në rrugën 19 nëntori. Nga ballkoni i katit të dytë është hedhur 72 vjeçari me inicialet V.K. Trupi i pajetë i tij është gjetur në mes të rrugës, ndërsa hetim në vendin e ngjarjes kanë kryer prokurori publik, ekipe të Sektorit për Punë të Brendshme dhe mjeku i mjekësisë ligjore. “Në trupin e 72 vjeçarit nuk janë gjetur shenja dhune. Me urdhër të gjykatësit hetues trupi i pajetë i është dorëzuar familjes për varrim. Janë ndërmarrë masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe motiveve të kësaj vetëvrasje”, njofton Policia e Tetovës. Bëhet e ditur se personi në fjalë një kohë të gjatë ka pasur probleme shëndetësore që dyshohet se kanë qenë edhe arsyet e kësaj vetëvrasje. Ky është rasti i 13 i vetëvrasjeve në rajonin e Tetovës gjatë vitit 2014, ndërsa policia ka regjistruar edhe tetë tentime për vetëvrasje.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *