Home / Lajme / Maqedoni / Vijon aksioni për pastrimin e rrugëve në Gostivar, shumica e rrugëve të kalueshme

Vijon aksioni për pastrimin e rrugëve në Gostivar, shumica e rrugëve të kalueshme

29 dhjetor-Që të lehtësohet pastrimi i rrugëve, luten qytetarët që pa nevojë të mos i shfrytëzojnë për qarkullim veturat, si dhe mundësisht t’i largojnë veturat e parkuara në rrugë dhe sipërfaqe të tjera publike.

Komuna e Gostivarit njofton qytetarët se pandërprerë vijon aksioni për pastrimin e rrugëve në qytet dhe nëpër fshatra.

Në pjesën më të madhe të vendbanimeve rrugët janë të kalueshme, por në disa vendbanime qarkullimi zhvillohet me vështirësi.

“Nuk jemi të befasuar nga reshjet e borës, sepse periudha dhe muaji që gjendemi është normale që të priten reshje të borës. Kompanitë që janë të angazhuara për mirëmbajtjen e rrugëve, gjatë gjithë kohës dje dhe mbrëmë kanë qenë në terren dhe shumica e rrugëve në qytet dhe rrugët të cilat çojnë nëpër vendbanimet më të mëdha të komunës së Gostivarit janë të kalueshme. Nga dita e sotme, pastrimi i rrugëve bëhet me intensitet edhe më të lartë, qoftë në qytet apo fshatra. Edhe NP “Komunalec”, me gjithë kapacitetet njerëzore dhe makinerike është duke bërë pastrimin e borës edhe nëpër trotuaret, sidomos ato që çojnë nëpër institucionet më të rëndësishme të qytetit tonë. Besoj që deri në mbrëmje rrugët do të jenë të kalueshme dhe mirë të pastruara”, tha Bashkim Hasani, shef i Kabinetit të kryetarit të komunës së Gostivarit.

Komuna e Gostivarit lut qytetarët dhe pronarët e lokaleve të jenë më të ndërgjegjshëm dhe borën e pastruar mos e hedhin në rrugë.

Që të lehtësohet pastrimi i rrugëve, luten qytetarët që pa nevojë të mos i shfrytëzojnë për qarkullim veturat, si dhe mundësisht t’i largojnë veturat e parkuara në rrugë dhe sipërfaqe të tjera publike.

Komuna e Gostivarit është e përgatitur dhe vazhdon pa ndërprerë me punë, prandaj kërkon mirëkuptim nga qytetarët.

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *