Home / Lajme / Maqedoni / Vizita e ministrave në Tetovë dhe Zhelinë

Vizita e ministrave në Tetovë dhe Zhelinë

Musa Xhaferri deklaroi se bashkëpunimi në mes pushtetit lokal dhe atij qendror do të lehtësojë realizimin e projekteve të shumta që janë në interes të qytetarëve.

Delegacioni ministror i kryesuar nga zëvendës kryeministri Musa Xhaferri dhe në përbërje të zëvendëskryeministrit Fatmir Besimi, ministrit të Ekonomisë Bekim Neziri, , Lirim Shabani, ministër i Pushtetit Lokal dhe Nurhan Izairi, ministër i Mjedisit Jetësor, qëndruan për vizitë në Komunën e Tetovës dhe Komunën e Zhelinës.
Edhe në këto takime u bisedua për projektet e sferave të ndryshme që realizohen dhe projektet që do të realizohen në komunat përkatëse dhe janë pjesë e programit qeveritarë dhe Programit të BDI-së.
Pas takimit me kryetaren e Komunës së Tetovës, zëvendëskryeministri Musa Xhaferri deklaroi se bashkëpunimi në mes pushtetit lokal dhe atij qendror do të lehtësojë realizimin e projekteve të shumta që janë në interes të qytetarëve.
“Vazhdojmë takime me pushtetin lokal për tu informuar reciprokisht për aktivitetet, projektet që janë realizuar dhe që planifikohen të realizohen dhe me pas një pasqyrë të punëve dhe në aspektin operativë të jemi më efektiv. Komuna e Tetovës ka shumë projekte të mëdha që realizohen dhe do të realizohen. Fokusi do të jetë në projektet të mëdha të rëndësishme siç është projekti për ujësjellësin, infrastruktura rrugore, objektet e kulturës , shkollat.
Ne jemi optimist se vitin e ardhshëm do të ketë më shumë realizime dhe bashkërisht të dy pushtetet do të jemi më të suksesshëm”, tha Xhaferri.
Edhe kryetarja e Komunës së Tetovës. Teuta Arifi tha se është i nevojshëm bashkëpunimi në mes dy pushteteve.
“Kishim mundësi të zhvillojmë një takim shumë të rëndësishëm ku i diskutuam gjërat që I kemi realizuar bashkërisht me Qeverinë dhe gjërat që planifikojmë ti realizojmë gjatë mandatit tonë. Realisht mendimi ynë është që projektet që janë realizuar gjatë vitit 2014 kanë qenë intensive të suksesshme dhe kanë përmbushur dinamikën e paraparë si projekti i ujësjellësit dhe shumë projekte tjera që kemi konkurruar në fondet qeveritare dhe kemi arritur ti marrim. Normalisht ka edhe shumë projekte që duhet të realizohen në të ardhmen. Bashkëpunimi në mes pushtetit qendror dhe atij lokal është themelor për sa i përket realizimit të projekteve që janë në interes të qytetarëve me qëllim që ata të kenë më shumë shërbime”, tha Arifi.
Pas takimit në Tetovë, delegacioni ministror vazhdoi në Komunën e Zhelinës, ku u takua me kryetarin e saj Fatmir Izairi.
Në takimin me zotin Izairi, u bë fjalë për projektet që po zbaton komuna dhe për bashkëpunimin me Qeverinë, në funksion të përmbushjes së premtimeve që kjo komunë ka marrë përsipër.
Në takim u theksua gatishmëria e të dyja palëve për intensifikimin e bashkëpunimit, gjithnjë duke pasur për qëllim interesin e qytetarëve dhe përmbushjen e nevojave të tyre.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *