Home / Lajme / Maqedoni / VMRO çdo ditë me konkurse punësimesh, rrënohet përfaqësimi

VMRO çdo ditë me konkurse punësimesh, rrënohet përfaqësimi

17 dhjetor-Burime pranë qeverisë theksuan se trendi i punësimeve vazhdon me të madhe dhe se VMRO-DPMNE po kryen misionin e saj për rehatimin e aktivistëve dhe kuadrove.

VMRO-DPMNE gjatë gjashtë muajve të fundit në çdo dy ditë ka hapur konkurse publike për punësime në administratën shtetërore.

Sipas statistikave të siguruara nga shpalljet dhe konkurset për punësime nëpër institucione të ndryshme shtetërore, kryesisht ministritë dhe njësitë rajonale, bëhet e ditur për mbi 1 mijë punësime brenda vitit, por përfshirë edhe punësimet e planifikuara nëpër kompanitë private, që kanë mbështetjen e qeverisjes përmes formave të ndryshme të lehtësimeve ligjore apo projekteve për vetëpunësim. Në këto punësime të mos përfshihen ato që bëhen përmes konkurseve nëpër komunat që udhëhiqen nga VMRO-DPMNE.

Burime pranë qeverisë theksuan se trendi i punësimeve vazhdon me të madhe dhe se VMRO-DPMNE po kryen misionin e saj për rehatimin e aktivistëve dhe kuadrove.

Kjo për qindje masive e punësimeve ka lënë në hije apo margjinalizuar punësimin e shqiptarëve dhe se në këtë mënyrë po shënon rënie rritja e përfaqësimit në bazë të Marrëveshjes së Ohrit.

“Derisa ata po punësojmë qindra veta nëpër administratë dhe punësime tjera, shqiptarët po vetëkënaqen dhe po hajnë kokën me një konkurs që del nga sekretariati për Marrëveshjen e Ohrit dhe punësimet nëpër disa komuna. Ky trend duhet ndaluar, por shihet se partia shqiptare në pushtet është e pafuqishme karshi VMRO-DPMNE-së. Në rast se vazhdohet me këtë trend punësimesh, atëherë rrezikohet edhe numri dyshifror i Marrëveshjes së Ohrit”, theksoi për INA, një nëpunës i lartë i qeverisë.

Punësimet e kuadrove shqiptare po ndodhin vetëm përmes Marrëveshjes së Ohrit dhe se viteve të fundit është ulur edhe kuota e punësimeve duke u ulur në 200 deri 300 punësime. Po ashtu problem evident mbetet akoma mos sistematizimi i rreth 2 mijë nënpunësve shqiptarë që janë pranuar përmes sekretariatit të Marrëveshjes së Ohrit. (

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *