Home / Lajme / Maqedoni / Vrasësi gjuajti në policinë dhe iku

Vrasësi gjuajti në policinë dhe iku

14 dhjetor-“Pas ngjarjes, R.J është arratisur dhe janë marrë masa për kapjen e tij.Hetime në vendin e ngjarjes kanë bërë ekipet e Sektorit për Punë të Brendëshme me ç`rast është vërtetuar thyerja e dritareve të një ndërtese, janë gjetur dy gëzhoja të plumbave të kalibrit 7.62 milimetër, të cilët janë marrë nga vendi i ngjarjes dhe janë dorëzuar për analizë”, njofton Ministria e Punëve të Brendëshme në Tetovë.

I dënuari për vrasje shëtitet i lirë në rrugët e Tetovës pasi që në momentin e arrestimit i njëjti ka shtënë me arrmë zjarri në drejtim të Policisë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e ditës së shtunë, kur në Bulevardin “Bllagoja Toska” në Tetovë gjatë arrestimit të personit R.J. i lindur në vitin 1980 nga Tetova i cili kërkon me fletërarrest, për shkak të arratisjes nga burgu i Shtipit, ku ka qenë duke vuajtur dënimin për kryerjen e veprës ”Vrasje”. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendëhsme i njëjti gjatë arrestimit në drjetim të pjesëtarev të Policisë ka shtënë me arrmë zjarri me dy plumba. “Pas ngjarjes, R.J është arratisur dhe janë marrë masa për kapjen e tij.Hetime në vendin e ngjarjes kanë bërë ekipet e Sektorit për Punë të Brendëshme me ç`rast është vërtetuar thyerja e dritareve të një ndërtese, janë gjetur dy gëzhoja të plumbave të kalibrit 7.62 milimetër, të cilët janë marrë nga vendi i ngjarjes dhe janë dorëzuar për analizë”, njofton Ministria e Punëve të Brendëshme në Tetovë.Tv Koha

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *