Home / Lajme / Maqedoni / Walter: Integrimi i Maqedonisë interes i NATO-s

Walter: Integrimi i Maqedonisë interes i NATO-s

8 dhjetor-“Unë jam mbështetës i anëtarësimit të Maqedonisë si në NATO, dhe në BE. Maqedonia, megjithatë, ka ende probleme që duhet të kapërcehen. Këtu kam parasysh para së gjithash problemet e brendshme, siç është pjesëmarrja e partive politike në punën e Kuvendit”, tha Walter

Integrimi i Maqedonisë në NATO është interes i kësaj të fundit, thotë zv.kryetari i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Robert Walter.

Në intervistën për Radion Evropa e Lirë, Walter shprehet se në kushte kur Aleancës i nevojitet një Ballkan stabil, integrimi i Maqedonisë do të ishte i qëlluar.

“Maqedonia kontribuon edhe tani në forcat e NATO-s, ndërsa duket qartë se Aleanca është e përkushtuar që të ruajë stabilitetin e Ballkanit. Këtu mendoj para së gjithash për përmirësimin e situatës në Kosovë dhe Bosnjë dhe Hercegovinë. Gjithsesi se ka rëndësi të punohet edhe më për stabilitetin e Ballkanit. Besoj se situata në Kosovë pritet të sqarohet, por problemi më i madh politik mbetet Bosnja”, tha Walter.

Në lidhje me kontestin e emrit me Greqinë, si dhe marrëdhëniet me Bullgarinë, Walter tha se këto dy çështje duhet zgjidhur me patjetër.

“Unë jam mbështetës i anëtarësimit të Maqedonisë si në NATO, dhe në BE. Maqedonia, megjithatë, ka ende probleme që duhet të kapërcehen. Këtu kam parasysh para së gjithash problemet e brendshme, siç është pjesëmarrja e partive politike në punën e Kuvendit”, tha Walter. zhurnal

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *