Home / Lajme / Maqedoni / Zaev:Çfarëdo që është vendimi për mandatet do ta respektojmë

Zaev:Çfarëdo që është vendimi për mandatet do ta respektojmë

2 dhjetor-Qëndrimet tona janë të qarta. Pesë kërkesat qëndrojnë edhe në të gjitha raportet e OSBE-së. OSIHR-së, Bashkimit Evropian dhe Departamentit të Shtetit”, deklaroi Zaev para fillimit të konferencës për zhvillim të barabartë rajonal që sot po mbahet në Shkup.Sipas tij, nuk ka elaborim logjik pse akoma nuk kanë filluar bisedimet, për të cilat, thotë se si opozitë janë të gatshëm

Çfarëdo që është vendimi në lidhje me mandatet e deputetëve nga opozita, ne do ta respektojmë, deklaroi sot lideri i LSDM-së opozitare, Zoran Zaev. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për vendimin e Komisionit kuvendor për çështje të mandatit dhe imunitetit, Zaev tha se qëndrimet e LSDM-së janë të qarta dhe se janë të gatshëm për bisedime për temat që i kanë verifikuar.”Nga 10 marsi lutemi që t’ju merren mandatet e deputetëve dhe kemi parashtruar edhe dorëheqje. Mbetet në shumicë parlamentare edhe para se gjithash në dy të tretën e shumicës që ta marrë vendimin. Çfarëdo që të jetë vendimi do ta respektojmë. Qëndrimet tona janë të qarta. Pesë kërkesat qëndrojnë edhe në të gjitha raportet e OSBE-së. OSIHR-së, Bashkimit Evropian dhe Departamentit të Shtetit”, deklaroi Zaev para fillimit të konferencës për zhvillim të barabartë rajonal që sot po mbahet në Shkup.Sipas tij, nuk ka elaborim logjik pse akoma nuk kanë filluar bisedimet, për të cilat, thotë se si opozitë janë të gatshëm.Për të ashtuquajturën bombë, të cilën e paralajmëron një periudhë, Zaevi edhe një herë përsëriti se argumentet dhe dëshmitë, me të cilat disponojnë do të zbardhen në atë moment kur do të vlerësojnë se janë krijuar kushtet për atë./koha/

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *